Çmimi i Madh i Bahreinit po troket dhe Ferrari po përgatitet të nisë një sezon të ri me disa risi të rëndësishme krahasuar me të kaluarën e afërt. Drejtuesit e Maranellos kanë vendosur t’i besojnë gjithçka pilotit Charles Leclerc, për të tashmen dhe të ardhmen, duke i garantuar atij një rinovim shumëvjeçar të kontratës dhe duke i vënë në krah një pilot mjaft të ri, por tashmë me përvojë, spanjollin Carlos Sainz, që zë vendin e katër herë kampionit të botës, Sebastian Vettel.
Te Ferrari synojnë përmirësimin e performancës së makinës, pas një sezoni për t’u harruar, që u mbyll me një vend të gjashtë zhgënjyes për konstruktorë.
SF1000 provoi se ishte një nga “kokëkuqet” më të dobëta të të gjitha kohërave, kështu që nuk është e lehtë të synosh pozicione të larta, duke marrë parasysh pikënisjen e projektit SF21.
Rregullorja teknike nuk ka pësuar ndryshime të mëdha krahasuar me kampionatin e fundit, teksa pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë në vitin 2022, kështu që arritjet në pistë mund të jenë të ngjashme me ato të vitit 2020.
Ferrari ka punuar shumë për të kapërcyer hendekun e motorit në krahasim me rivalët, por ekipet e tjera gjithashtu kanë bërë përparim këtë dimër, kështu që një panoramë e saktë e situatës do të ofrohet vetëm në fund të kualifikueseve të para të sezonit, në Sakhir.
Objektivi real për prodhuesin emilian duhet të jetë arritja e vendit të tretë, menjëherë pas Mercedesit dhe Red Bullit. Një rezultat më i mirë do të ishte shumë befasues dhe do të përfaqësonte një pikënisje të jashtëzakonshme në funksion të një cikli të ri, por konkurrenca është jashtëzakonisht e ashpër dhe duket si një ndërmarrje shumë e vështirë për t’u arritur. Të mposhtë Alpine, Aston Martin, AlphaTauri dhe McLaren, rivalët e mesit të tabelës, do të jenë e vështirë për Ferrarin, edhe për atë që u kuptua gjatë provave, por ekipi i Maranello do ta luftojë fort, në çdo pistë, deri në garën e fundit të kampionatit.
Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful beson se Rusia do të përdorë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë për të…
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në pasuri të patundshme luksoze, këtë herë në zemër të Detit të Kuq,…
Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur…
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Maliq. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është rezultat i mungesës së formimit…