Kufizimet për shkak të koronavirusit në Kanada dhe veçanërisht karantina dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë atje, kanë bërë që organizatorët e Formulës 1 të fshijnë nga kalendari Çmimin e Madh të Montrealit.
Lajmin e dhanë vetë organizatorët e sportit më të ndjekur të garave të shpejtësisë, që konfirmuan se gara e Kanadasë do të zëvendësohet me Çmimin e Madh të Turqisë, që u mbajt për herë të parë vitin e kaluar dhe u fitua nga Hamilton.
“Na vjen keq që nuk jemi në gjendje të kthehemi në Kanada këtë vit dhe në të njëjtën kohë jemi të lumtur të konfirmojmë se Turqia do të presë një tjetër Grand Prix pas garës emocionuese të sezonit të kaluar. Ne e dimë që tifozët janë të ngazëllyer për fillimin e jashtëzakonshëm të sezonit dhe ajo e Stambollit është një pistë me sfida të mëdha. Unë falënderoj organizatorët dhe autoritetet kanadeze për përpjekjet e tyre gjatë javëve të fundit, por kufizimet për ekipet e udhëtimit kanë prishur planet tona. Në të njëjtën mënyrë, unë falënderoj organizatorët dhe autoritetet turke për këmbënguljen e tyre që të përfshinim në kalendar Çmimin e Madh të Stambollit”, u shpreh Stefano Domenicali.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…