sport

Eurotour Treviso: Eklent Kaçi mposhtet në finale, Besar Spahiu pozicionohet i 17-ti

Eklent Kaçi ka dalë i dyti në Euroturin e Treviso, pasi u mposht 5-9 nga gjermani Joshua Filler. Bilardisti shqiptar rikthehet pas dy vitesh në euroturet dhe merr pikë të rëndësishme për renditjen e përgjithshme në EPBF.

Kaçi e nisi garën me një fitore të thjeshtë kundër grekut Nick Chatoupis, me rezultatin 9-1, ndërsa në raundin tjetër Sebastian Batkowski rezistoi, por shqiptari e theu 9-6 me lojë.

Të lidhura

None found

Bilardisti kurbinas në “Winners Qualification” u ndesh me gjermanin Tobias Bongers dhe triumfoi 9-5, duke kaluar në “Last 32”. Iker Andoni Echeverria ishte kundërshtari i radhës që e pësoi me Kaçin, po me rezultatin 5-9.

Në “Last 16” shqiptari kishte përballë holandezin e njohur, Niels Feijen. Kaçi e mundi “The Terminator” 9-7, kurse në çerekfinale Maximilian Lechner e pësoi me rezultatin 9-2.

Edhe në gjysmëfinale Kaçi ishte i papërmbajtshëm, pasi mundi 9-3 Tomasz Kaplan. Finalja me Joshua Filler ishte një tjetër histori dhe gjermani që fitoi e pranoi se ishte një duel shumë i vështirë dhe taktik.

“Hapja e gurëve nuk funksionoi për të dy në shumicën e rasteve dhe u desh të luanim taktikisht. Unë kisha finalizimin më mirë. Eklenti bëri një lojë të pabesueshme. Të dy meritonim diçka, por kështu është sporti: ka vetëm një fitues dhe për fat këtë hera isha unë dhe jam i kënaqur që e fitova për herë të tretë Euroturin”, tha Filler pas ndeshjes.

Në këtë Eurotur ishin të pranishëm edhe disa bilardistë shqiptarë, me Besar Spahiun që u rendit i 17-ti dhe mori hak për humbjen në Botëror, pasi mposhti spanjollin David Alcaide. Gentjan Gega doli i 33-ti, Eduard Bregu dhe Arjan Matrizi e mbyllën në vendin e 65-të, kurse Admir Muho dhe Zamir Hodaj në të 97-in. /h.ll/albeu.com

të fundit

Agustin Torassa sinjalizon një rikthim të mundshëm te Tirana?

Agustin TorassaMesfushori argjentinas, Agustin Torassa ka trazuar rrjetin me “story”-n e radhës [...]Read More...

6 seconds ago

Prokuroria nxjerr komunikimet dhe kontaktet e gjyqtarit Gjoko Ristov me persona të politikës dhe biznesit

Në seancën e sotme gjyqësore Prokuroria nxori të dhëna nga ekstraktimi i telefonit të Gjoko Ristovit, ish gjyqtarit të Apelit…

3 minutes ago

Zjarr në një anije në Portin e Shëngjinit, zjarrfikësit nisen drejt zonës

Një anije mësohet se është përfshirë nga flakët në Portin e Shëngjinit. Mësohet se menjëherë janë nisur drejt portit forcat…

12 minutes ago

Bylisi zyrtarizon afrimin e ri vetëm dy ditë para startit të kampionatit

Kategoria e ParëPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Bylisit ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip, Guillaume Kaloniji…

17 minutes ago

Stuhi të fuqishme përfshijnë Toronton, përmbytje dhe dëme të rënda, mbi 50 mijë familje pa energji

Stuhi të forta goditën Toronton të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në rrugët dhe infrastrukturën e qytetit…

24 minutes ago

Inteligjenca Artificiale rrit çmimet e telefonave, laptopëve dhe konsolave

Inteligjenca Artificiale po shtrenjton produktet teknologjike si telefonat inteligjentë, notebookët dhe konsolat e lojërave. Arsyeja: një pjesë e madhe e…

32 minutes ago