Edhe Shqipëria U-19 ka njohur kundërshtarët e raundit kualifikues për Kampionatin Europian “Rumani 2025”.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës morën pjesë 52 skuadra, që u ndanë në 13 grupe me nga katër ekipe.
None found
Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut.
Në rast se kuqezinjtë do të renditen në vendin e parë ose të dytë në Grupin 11 pas ndeshjeve të këtij raundi do të kualifikohen më tej për në fazën “Elite Raund”.
Një mundësi e mirë për të kaluar në këtë fazë do të jetë edhe si vendi i tretë më i mirë i çdo grupi.
Nga ndeshjet kualifikuese në fazën “Elite Raund” do të shkojnë më tej 27-të ekipe, dy skuadra e para të çdo grupi dhe vendi i tretë më i mirë. Ndërsa Portugalia është e kualifikuar automatikisht në këtë fazë.
Në total 28-të skuadra që më pas do të njohin kundërshtarët nga shorti i UEFA-s, ku do të formohen shtatë grupe me nga katër skuadra.
Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës “Elite Raund”, shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten Rumanisë në finalet e Europianit U-19.
Milani ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 2-0 në një përballje ku…
Analistët jopartiakë në Shtetet e Bashkuara thonë se demokratët kanë shanse të mira për të fituar kontrollin e Dhomës së…
Aktori Alfred Trebicka ishte i ftuar në Grida Duma Podcast, ku foli për protestën e të rinjve, raportin mes brezave,…
Kanë dalë rezultatet e para në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare me pjesëmarrje rekord. [...] Read More... The post Serbi, vlerësimet…
Tre persona humbën jetën sot në një sulm me bombë në një universitet në Gaza, thanë burime palestineze, ndërsa ushtria…
Kanë dalë rezultatet e para në Serbi pas zgjedhjeve parlamentare me pjesëmarrje rekord. [...] Read More... The post Zgjedhjet në…