sport

EURO U-17/ Ndeshjet e grupit B6 ku bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli do të luhen në “Air Albania

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria U-17, së bashku me Irlandën U-17 dhe Izraelin U-17.

Skuadrat do të akomodohen dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA. Ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” në datat 20, 23 dhe 26 shkurt.

Të lidhura

None found

Takimi i parë i grupit B6 do të jetë mes Shqipërisë dhe Irlandës. Ndeshja do të luhet në datën 20 shkurt në “Air Albania” prej orës 14:00. Sfida e dytë e grupit B6 do të zhvillohet më datë 23 shkurt, mes Irlandës dhe Izraelit po në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 11:30.

Ndeshja e fundit e grupit B6 do të luhet më datë 26 shkurt mes Izraelit dhe Shqipërisë në “Air Albania” prej orës 14:00. Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajneri Agustin Kola është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë të ngjitet në Ligën A.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve:

Shqipëri U17-Irlandë U-17 20.02.2024 14:00 Stadiumi “Air Albania”

Irlandë U17-Izrael U-17 23.02.2024 11:30 Stadiumi “Air Albania”

Izrael U17-Shqipëri U-17 26.02.2024 14:00 Stadiumi “Air Albania”

Tags: euro u17

të fundit

Meteorologu Hakil Osmani zbulon parashikimin e motit për ditët e ardhshme…

Në një lidhje live për Euronews, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit për këtë javë. Sipas tij, në ditët…

17 seconds ago

Hamza pas takimit me Kurtin: Miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara është prioritet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha…

6 minutes ago

Ish-ushtaraku për reagimin e Vuçeviçit ndaj arrestimeve: Serbia po e politizon çështjen

Kryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviç, ka reaguar ashpër pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok, të dyshuar për krime…

7 minutes ago

Dallimet politike të trajtohen me dialog/ Ambasadorja e BE-së: Ambicia për mbylljen e negociatave deri në 2027 kërkon reforma! Besueshmëria varet nga arritjet

Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira se la Sousa, ka vënë theksin te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë…

12 minutes ago

Integrimi/ Rama u drejtohet eurodeputetëve: Ne e dashurojmë Evropën, mos na lini në baltë, do jetë dështim i madh për ju

Gjatë fjalës së tij, në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, kryeministri…

23 minutes ago

Biletat për Izrael–Kosovë janë tashmë në shitje

Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e ardhshme është mysafir i Izraelit, për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.Pas humbjes…

26 minutes ago