Ditën e dielë është hedhur shorti i EURO 2024, ku Kosova është shortuar në grupin I me skuadra si Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Andora dhe Rumania.
Pikërisht kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet, teksa së fundmi ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu, është shprehur se Rumania nuk duhet të luajë kundër Kosovës.
None found
“Kosova nuk është e pranuar nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetin tonë, Rumaninë. Ne asnjëherë nuk kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet tani është që Federata jonë e futbollit, të diskutojë me shtetet tjera që kanë pozicion të njëjtë si Rumania dhe së bashku të gjejnë një rrugë që nuk do të shkatërronte gjithë sistemin dhe nuk do të shpërfillnin gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë.
Duhet të gjejë një zgjidhje Federata Rumune e Futbollit. Nëse jo, më mirë të humbasim me shifrat 3-0 me Kosovën në tavolinë”, tha Melescanu.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave në Rumani, kjo Kombëtare do të rrezikonte edhe përjashtimin nga UEFA përpos humbjes së 6 pikëve në tavolinë me Kosovën nëse nuk do të pranojnë që të luajnë me ta. /h.ll/albeu.com
28-vjeçari Vanxhel Balla, i dënuar me 12 vite burg për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, është arrestuar në…
Shqipëria do të përballet sot me San Marinon, që mban vendin e FIFA-s dhe konsiderohet përfaqësuesja më e dobët në…
Profesori Kolë Krasniqi ka thënë se ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk do ta ndryshonte automatikisht aktgjykimin e…
Në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka nisur seanca ndaj ish-policit Festim Ramadani dhe Jeton Misinit të akuzuar për vrasjen e…
Mesfushori kosovar Besfort Zeneli ka qenë titullar dhe ka zhvilluar 63 minuta në fitoren e Suedisë ndaj Polonisë me rezultat…
Ndërsa jashtë thotë se Maqedonia nuk është një vend serioz dhe i fyen qytetarët se janë llum, Mickoski po shet…