Mesfushori kosovar Besfort Zeneli luajti 63 minuta si titullar në suksesin 3-1 të Suedisë kundër Polonisë, ndeshje e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Grupin B4 të Ligës së Kombeve.
None found
Zeneli paraqiti nivel të mirë në repartin e mesfushës dhe pati rol të rëndësishëm në golin e parë të takimit.
Suedia kaloi në avantazh në minutën e tetë, kur krosimi i futbollistit kosovar u shfrytëzua nga Benjamin Nygren, i cili realizoi me kokë.
Edhe vetë Zeneli iu afrua golit në minutën e 23-të. Pas një harkimi të Daniel Svensson, ai goditi me kokë, por topi kaloi pak mbi portën polake.
Polonia reagoi në fund të pjesës së parë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 43-të me Sebastian Szymanskin. Kështu, ekipet shkuan në pushim me rezultatin 1-1.
Vendasit e nisën më fuqishëm fraksionin e dytë dhe rifituan epërsinë në minutën e 64-t me anë të Yasin Ayarit.
Vetëm tetë minuta më pas, Viktor Gyokeres shënoi golin e tretë të Suedisë, duke i dhënë fund çdo dileme për fituesin. Zeneli ishte zëvendësuar një minutë përpara realizimit të Ayarit, në minutën e 63-të.
Suedia regjistroi fitoren e dytë në po aq ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas triumfit 2-1 ndaj Rumanisë në përballjen e parë, suedezët kryesojnë Grupin B4 me gjashtë pikë.
Ndërkohë, Polonia pësoi humbjen e parë në grup. Pas barazimit 0-0 me Bosnjë-Hercegovinën në ndeshjen hapëse, polakët kanë vetëm një pikë.
Fitorja e fundit konfirmoi edhe dominimin e Suedisë ndaj Polonisë në ndeshjet e zhvilluara në tokën suedeze.
Sipas SVT Sport, Polonia nuk e ka mundur Suedinë në Suedi që prej vitit 1930.
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kapsolle, me qëllim largimin…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër Qeverinë për rritjen e çmimeve. Mustafa në DPT te…
Pas shpërndarjes së turmës përpara institucioneve qendrore, forcat e Policisë së Shtetit kanë vijuar lëvizjet në terren për të shpërndarë…
Pas tensioneve të njëpasnjëshme, situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re. Pasi janë shpërndarë nga forcat e policisë,…
Korçë:-Një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës për të protestuar, duke shprehur mbështetjen e tyre për…
Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në…