Categories: sport

EURO 2020/ Gola dhe spektakël, Gjermania mposht me “poker” Portugalinë (VIDEO)

Të thuash spektakël, ke thënë pak për super ndeshjen Portugali – Gjermani.

Sfida nuk doli aspak nga pritshmëritë e sportdashësve e cila nisi me golin e Ronaldos që në minutën e 15’, për të ardhur të përmbysja brenda 5 minutave në fundin e pjesës së parë.

Të lidhura

None found

Dy autogola, fillimisht nga Dias në të 35’ dhe më pas nga Gueirrero në të 39’, çojnë “panzerat” në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis aty ku mbaroi e para. Kai Havertz shënon edhe golin e tretë dhë të sigurisë në minutën e 51’.

Portugalia shtoi manovrën sulmuese, por u “zbulua” në prapavijë duke i kushtuar edhe golin e 4 që erdhi në minutën e 61’ me Gosens.

“Luzitanët” e shthurur në ato momente nuk kishin se çfarë të humbisnin, vazhdojnë të tentojnë dhe arrijnë të shënojnë në minutën e 67’ me Jotan. Gol ky për të cilin skuadra kishte nevojë, duke marrë zemër dhe duke tentuar mrekullinë, por që nuk ia arriti deri në fund.

Më këtë rezultat, Portugalia zbret në vendin e 3, me pikë të barabarta me Gjermaninë. Franca kryeson me 4 pikë dhe në vendin e fundit është Hungaria me një pikë. /albeu.com/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago