Komentatori i sportit Dritan Shakohoxha ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Soirée” për të folur, por edhe për të festuar për Euro 2020. Përballë moderatoreve të sportit, Shakohoxha foli edhe në lidhje me emisionet që janë të shumta këtë periudhë që analizojnë ndeshjet e Europianit.
Ai nënvizoi se nuk i pëlqen aspak që në emisionet sportive ftohen politikanë duke e konsideruar të shëmtuar këtë fakt.
None found
“Një gjë që realisht nuk më pëlqen tek të gjithë programet është që befas sheh edhe xhiron e politikanëve. Është vërtet e shëmtuar. Na kanë nxirë jetën gjithë vitin dhe befas flasin edhe për futboll. Nuk mendoj se është gjë e mirë që të jenë edhe në festë.
Me gjithë respektin që mund të kem për të gjithë politikanët. Kjo pjesa e sportit është pjesa e festës. Në programet që kam bërë unë, nuk kam ftuar politikanë. Tani jam në një program që nuk e bëj unë dhe ka politikanë. Nuk më pelqen sepse mendoj se një përqindje shumë e madhe e njerëzve janë të lodhur dhe të mërzitur nga politikanë, nuk është se janë pjesa më e bukur e shoqërisë”, tha Shakohoxha.
Komuna e Vitisë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti kanë…
Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…
TeutaTeuta ka triumfuar me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana kundër skuadrës së Besëlidhjes së…
Gjatë samitit të NATO-s, të zhvilluar disa javë më parë, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Tik-Toker-in e njohur…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të…
Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për qytetarët e 15 bashkive që sipas propozimit të mazhorancës priten të shkrihen. Ai…