Komentatori i njohur sportive Dritan Shakohoxha ka folur në lidhje me situatën sportive në vend pas pezullimit nga Covid-19.
Në një lidhje skype për Fax News, i pyetur për përgjigjen negative të qeverisë për të financuar futbollin, Shakohoxha tha se pushteti qendror nuk e mbështeti, por pushteti lokal i ka paguar pagat e futbollistëve.
None found
Ai shtoi se FSHF bëri një punë të mirë për një pjesë të fubollistëve që i shpërbleu, ndërkohë që shtoi se do të ishte mirë që në këtë periudhë FSHF t’u hiqte gjobat klubeve të futbollit.
“Përgjigja negative e qeverisë është gjë e keqe, si çdo gjë negative. FSHF bëri një punë shumë të mirë një pjesë të futbollistëve i shpërbleu. Pushteti qendror nuk e mbështeti futbollin, por pushteti lokal për fat të mirë mbështeti dhe ato janë paguar. FSHF ka shpenzime më shumë, nuk është sforco e madhe dhe shifra ka qenë modeste. Gjysmat e parave do ti shpenzonte në ndeshjet miqësore që u anulluan. Uroj që FSHF tu heqë gjobat klubeve. Gjobat janë një shifër financiare e pa projektuar në buxhet. Do të ishte gjë e mirë që FSHF edhe gjobat që u ka vënë skuadrave në kët sezon t’ua heqë do të ishte një ndihmë shumë e mirë.”– tha Shakohoxha.
Ndërsa i pyetur nëse ka kontaktuar me fubollistët e kombëtares dhe trajnerin Reja, Shakohoxha tha se ato janë izoluar në shtëpi, ndërkohë që shtoi se trajneri Reja, në këtë periudhë nuk duhet të paguhet.
“Me Edi Rejan nuk kam asnjë lidhje. Reja është izoluar pak është në shtëpi. Tha se është duke u përkushtuar. I përgjysmuan edhe rrogën Rejas, besoj se nuk duhet t’ja përgjysmonin, por nuk duhet që t’ja jepnin fare, pasi u bë disa muaj që e merr rrogën qyl dhe nuk po vjen fare në punë dhe ka një rrogë shumë të lartë.
Se vendosim ne, por ky është mendimi im. Kaluan shumë muaj që ka pasur një ndeshje, nuk është shumë e drejtë që ta marrë rrogën qyl në këtë kohë. Reja do të kishte qenë mirë që mos të kishte fare rrogë në këtë periudhë.”- u shpreh ai.
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…