Lionel Messi vijon të lërë gjurmë në futbollin amerikan, duke treguar se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet një nga lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë.
Argjentinasi ishte protagonist kryesor në triumfin 3-1 të Inter Miamit ndaj Atlanta United të shtunën në mbrëmje. Ai shënoi dy herë, duke e çuar në 25 numrin e golave të realizuar gjatë këtij sezoni në Major League Soccer (MLS).
None found
Për Messin, kjo ishte ndeshja e parë në “Mercedes-Benz Stadium” pas gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026, ku Argjentina mposhti Anglinë.
Dy golat nuk ishin e vetmja arritje e rëndësishme e mbrëmjes. Me 25 finalizime dhe 15 asistime në këtë sezon, Messi u bë futbollisti i parë në historinë e MLS-së që regjistron të paktën 15 asistime në tri sezone radhazi.
Goli i parë erdhi pas një aksioni individual, gjatë të cilit ai mori topin në mesfushë dhe përshkoi me driblime pothuajse gjysmën e fushës. Pas një kombinimi me një bashkëlojtar, Messi e mbylli aksionin me një goditje të shpejtë. Ky ishte finalizimi i tij i 24-t sezonal, ndërsa më pas ai shënoi edhe golin e 25-të, duke qëndruar në krye të renditjes së golashënuesve.
Paraqitja e kapitenit argjentinas impresionoi trajnerin e Inter Miamit, Kily Gonzalezin, i cili shprehu hapur admirimin për yllin e skuadrës.
“Nuk mund ta besoj që ky njeri bën gjëra të tilla në moshën 39-vjeçare. Ajo që më bën më të lumtur është se ai është i lumtur. Kur është i lumtur, ai luan në këtë mënyrë dhe e shijon futbollin. Sa herë që e shoh, buzëqesh”.
Gonzalezi vijoi vlerësimin e tij për Messin, duke nënvizuar se sulmuesi vazhdon ta befasojë në çdo ndeshje dhe gjatë çdo seance stërvitore.
“Çfarë admiroj tek ai? Gjithçka. Është një lojtar që nuk ndalet kurrë së të befasuari. Për mua, ai është një jashtëtokësor”.
“Është një lojtar që më mahnit me çdo veprim dhe në çdo stërvitje që e shikoj. Me ndihmën e Zotit, ai do të vazhdojë të na mahnitë deri në ditën kur të vendosë të pensionohet”./
Lazio ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Juventusi, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.Skuadra…
Policia e Shtetit ka reaguar pas incidentit të regjistruar në selinë e Partisë Demokratike, ku, sipas versionit të uniformave blu,…
Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare kanë nxitur…
Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare kanë nxitur…
Pas shpalles së fitores në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Arkin Jahiji i Aleancës Kombëtare për Integrim,…
Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar në katër aksidente trafiku të regjistruara më…