sport

Është kthyer në një “barrë” për Lazion, dy skuadra angleze interesohen për Muriqin

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Leeds United dhe Hull City kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Futbollisti i Kosovës i kushoti 20 milionë euro klubit italian në shtatorin e vitit 2020 kur e transferoi nga Fenerbahce, mirëpo ka pasur shumë pak ndikim te Biancocelestët.

Të lidhura

None found

Qendërsulmuesi është përfshirë në 48 ndeshje zyrtare për Lazion duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime.

Trajneri Maurizio Sarri ka preferuar t’i angazhojë Pedron ose Felipe Anderson si ‘nëntë false’ në rastet e mungesës së Ciro Immobiles duke e lënë Muriqin jashtë.

Sipas TuttoMercatoWeb, Hull City kishte shprehur interesim për 27-vjeçarin, por më pas është tërhequr. Ndërkohë, interesim ka shprehur edhe Leeds United që ka nevojë për gola këtë edicion.

Problemi qëndron te fakti se Lazio duhet të shesë lojtarë para se të transferojë të tjerë, kurse skuadrat angleze janë të interesuara për huazimin e sulmuesit. r.r/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

42 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

1 hour ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago