Categories: sport

Është duke hasur vështirësi, Pjanic: Nuk erdha te Barça vetëm për një vit, s’do të shohim më si Messi

Miralem Pjanic po has vështirësi për të fituar një rol protagonisti te skuadra e Barcelonës, ​​por mesfushori boshnjak nuk dorëzohet.

“Unë nuk firmosa për t’u larguar pas një sezoni. Për vite me radhë objektivi im ishte të vija këtu, ku dëshiroj të fitoj Championsin”.

Pastaj një mesazh për trajnerin Koeman:

“Do t’i kërkoja atij që të më jepte mundësinë për të luajtur 2-3 ndeshje radhazi, për të treguar futbollin tim, por unë nuk heq dorë dhe vazhdoj të punoj”.

Është e vështirë të thuhet se kush ka fituar nga shkëmbimi i verës midis Juventusit dhe Barcelonës, ​​sepse të dy, si Pjanic dhe Arthur, po performojnë poshtë pritshmërive. Boshnjaku dhe bashkë me të gjithë mjedisi “blaugrana”, prisnin shumë më tepër. Në vend të ish-it të Juves, Koeman, pas De Jongut dhe djaloshit të ri Pedri, i ka besuar thuajse gjithmonë Sergio Busquets në mesfushë.

“Këtë vit dua të jap ndihmën time për të fituar dy trofe (La Ligan dhe Kupën e Mbretit), ky është mentaliteti im. Kurrë nuk heq dorë. Nëse nuk luaj, mëngjesin tjetër stërvitem më shumë se kurrë, në mënyrë që trajnerët të vërejnë se nuk po dorëzohem. Nuk e kam ndalur stërvitjen një ditë të vetme, edhe pse arrita më vonë për shkak të COVID-19. Kur shfaqa simptomat, nuk mund ta besoja … Koeman më tha paraprakisht se duhej të isha i qetë, për t’u rikthyer në formë, pra nuk duhej të ngutesha. Atëherë ishte e vështirë për mua. Koeman nuk flet shumë me lojtarët, kështu që ajo që duhet të bëj është të vazhdoj të punoj për të qenë gati kur ai të ketë nevojë për mua.”

Sa u përket marrëdhënieve që ka me Lionel Messin, boshnjaku komentoi:

“Spektakolare. Leo flet shumë me mua, më shpjegon gjera për ambientin, që në fillim nuk i kuptoja. Ai më mbajti në mbikëqyrje që në momentin e parë, duke më inkurajuar dhe ndihmuar. Nuk do të shohim futbollist tjetër si ai. Nuk e di se çfarë do të bëjë, por do të doja të isha pranë tij për shumë vite.”

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

2 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

3 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

3 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

3 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

3 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

4 hours ago