Ermir Lenjani është përforcimi më i ri i Schaffhausenit, ekip që bën gara në kategorinë e dytë zvicerane.
Lenjani është prezantuar të mërkurën te Schaffhauseni nga Admir Mehmedi, i cili është drejtor sportiv i këtij ekipi.
34-vjeçari te Schaffhauseni është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte pa klub, pasi i skadoi kontrata me Umraniyesporin.
Schaffhauseni është klubi i pestë për Lenjanin në Zvicër, pasi që më herët ka luajtur për Winterthurin, Grasshopperin, St Gallenin e Sionin.
Ai karrierë ka bërë edhe në Francë, ku ishte pjesë e Nantesit dhe Rennesit, ndërsa ka edhe 44 paraqitje dhe katër gola të shënuar me Shqipërinë.
Lenjani do ta bartë fanellën me numrin 33 të Schaffhauseni, ekip që zë vendin e fundit në Challenge League. /Telegrafi/
Ditën e sotme, u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me…
Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të…
Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim,…
Shorti i fazës play-off të Champions League, i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të…
Bill Gates, u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar…
Gazetari i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se pavarësisht manovrave, nuk ka…