Categories: sport

Erjon Vucaj përfundon në spital pas përplasjes në derbi, Shiroka njofton se kapiteni është mirë

Shiroka ka qetësuar tifozët për gjendjen shëndetësore të kapitenit Erjon Vucaj, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës pas dëmtimit në derbin ndaj Vllaznisë B. Sipas njoftimit të klubit, futbollisti është në gjendje të mirë.

Përballja e javës së 5-të të Kategorisë së Dytë mes Vllaznisë B dhe Shirokës përfundoi me rezultatin 4 – 2. Në minutën e 30-të, një përplasje e fortë me mbrojtësin kundërshtar e detyroi Vucajn të linte menjëherë fushën dhe të transportohej për ndihmë mjekësore.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, Shiroka sqaroi se dëmtimi i kapitenit erdhi gjatë një dyluftimi, pas ndërhyrjes së mbrojtësit të Vllaznisë, dhe se ai u dërgua në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm.

Klubi i përcolli Erjon Vucajt urimet për shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë, duke shprehur dëshirën që kapiteni të rikthehet sa më parë në fushën e blertë, aty ku e ka vendin.

të fundit

Sulmi me sprej me piper ndaj Klevi Mukës, Berisha: Krim i shëmtuar dhe atentat ndaj lirisë së mediave

Kreu i PD Sali Berisha ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve në protestë. Berisha shprehu shqetësim për lëndimin e gazetarit të…

3 minutes ago

“Rama e Berisha në burg”, studentët vijojnë revoltën dhe djegin kazanët e mbeturinave

Një numër jashtëzakonisht i lartë i protestueve është shënuar gjatë protestës së sotme. Ata janë duke marshuar tanimë pranë qendrës…

4 minutes ago

Protestë me pjesëmarrje të lartë pranë Parlamentit, rikthehen tensionet dhe përfshihet nga flakët një kioskë

Një tjetër situatë tensionuese është regjistruar pranë Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur sërish mjete piroteknike, ndërsa një nga kioskat aty pranë…

14 minutes ago

Arrestohet në Bullgari 19-vjeçari nga Shkupi, dyshohet se transportonte 100 mijë euro të falsifikuara

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin H.D nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të…

21 minutes ago

Nis përballja në Durrës, Teuta kërkon të zgjasë ecurinë e jashtëzakonshme, Elbasani i Glen Dajës vë gjithçka në lojë

Teuta - Elbasani LIVETeuta 0 – 0 Elbasani1’ – Nis ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” [...]Read More...

24 minutes ago

Protestuesi mbërrin pa ndjenja në Spitalin e Traumës, dyshime për plagosje në sy me plumb gome

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një…

30 minutes ago