Categories: sport

Endricku preferon Milanin nëse Real Madridi e lejon të largohet

Endricku ka informuar drejtuesit e Milanit se klubi kuqezi do të ishte destinacioni i tij i preferuar në rast se Real Madridi vendos ta largojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Të lidhura

None found

Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi brazilian e ka renditur Milanin në krye të alternativave të tij nëse duhet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë dimrit.

Situata e Endrickut në Madrid është e vështirë, pasi gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm katër minuta. Edhe pse në verë Jose Mourinho nuk e lejoi largimin e tij në huazim, mungesa e minutave mund ta nxisë brazilianin të kërkojë një mundësi të re në janar.

Objektivi i tij do të ishte të gjente një klub ku mund të aktivizohej rregullisht, njësoj si në periudhën kur iu bashkua Lyonit në huazim në janar të këtij viti.

Milanit i kishte interesuar transferimi i Endrickut edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Marrëdhënia e afërt mes agjencisë së lojtarit, Roc Nation, dhe pronarit të Milanit, Gerry Cardinale, mund të ndihmojë në realizimin e marrëveshjes.

Gjithsesi, hapi i parë mbetet vendimi i Real Madridit nëse do ta autorizojë apo jo largimin e sulmuesit.

Klubi italian synon ta marrë Endrickun për gjashtë muaj në huazim, ndërsa negociatat mund të prekin edhe të ardhmen e tij më afatgjatë. Paga e brazilianit, e cila arrin rreth 2.5 milionë euro neto në sezon, së bashku me bonuset, nuk konsiderohet problem për Milanin.

Interesimi për Endrickun nuk vjen vetëm nga Milani. Edhe Roma po e monitoron situatën, ndërsa Wesley, bashkëlojtari i tij te Brazili, raportohet se po përpiqet personalisht ta bindë për t’iu bashkuar klubit nga kryeqyteti italian.

Aston Villa është një tjetër skuadër në garë, pasi raportohet se ka shfaqur interesim për sulmuesin e Real Madridit.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago