Categories: sport

Endrick në radarët e pesë gjigantëve të Ligës Premier

Situata e Endrickut te Real Madridi po ndiqet me vëmendje nga pesë prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier, të cilat mund të tentojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Të lidhura

None found

Fabrizio Romano raporton se Chelsea, Arsenali, Manchester United, Manchester City dhe Liverpooli janë klubet që po monitorojnë nga afër të ardhmen e sulmuesit brazilian.

Interesimi i Liverpoolit nuk është i ri, pasi klubi anglez kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Endrickut gjatë verës. Edhe Arsenali kishte kontaktuar me Real Madridin për të diskutuar një lëvizje të mundshme.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, drejtuesit madrilenë kanë përcjellë më herët mesazhin se nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e futbollistit.

Endrick vazhdon të konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të Real Madridit për vitet e ardhshme.

20-vjeçari e mbylli pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Lyoni. Gjatë qëndrimit te klubi francez, ai zhvilloi 21 ndeshje, shënoi tetë gola dhe regjistroi po aq asistime.

Edhe pse vëmendja e klubeve angleze është e madhe, Real Madridi ka sinjalizuar se synimi i tij është ta mbajë Endrickun në skuadër dhe ta ndihmojë të përparojë më tej.

Tash pritet të shihet nëse interesimi i pesë klubeve të Ligës Premier do ta bindë “Los Blancos” të ndryshojë qëndrim gjatë merkatos së verës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

7 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago