Categories: sport

Eleminimi nga Champions, Flick flet me doza lamtumire pas ndeshjes

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flick, e cilësoi eliminimin nga Champions-i si të pamerituar. Kjo pasi skuadra e tij luajti më mirë në dy ndeshjet me Parisin. “Duke parë dhe ndeshjen e parë në Mynih ishim të vetëdijshëm se do të na duhej të ishim më efikasë në sulm për të shënuar. Edhe sot (dje) kishte shumë momente të cilat duhet të ishin zgjidhur më mirë. Krijuam shumë dhe pse me shumë mungesa të rëndësishme.

Djemtë bënë një ndeshje të madhe për këtë meritojnë komplimentet e mia. E dinim që do të ishte e vështirë përballë një kundërshtari, që ka shumë lojtarë të mirë në lojën një kundër një. Neuer bëri një punë të shkëlqyer duke mos lejuar asnjë gol në portën e tij, kjo na mbajti në lojë deri në fundin e ndeshjes. Parisi është një skuadër ndryshe nga sezoni i kaluar, ata janë përmirësuar ndjeshëm në lojën e tyre. Si një humbës i denjë, dua t’i përgëzoj ata për kalimin në turin tjetër”, tha Flick për faqen zyrtare të UEFAs.

Të lidhura

None found

56-vjeçari shtoi se zhgënjimi në skuadër është i madh pasi lojtarët ishin përgatitur për një rezultat tjetër, një rezultat që do t’i kualifikonte ata. “Normalisht donim të fitonim me dy gola diferencë për të shkuar më tej. Zhgënjimi është i madh, por ne duhet ta pranojmë këtë eliminim dhe të mendojmë për kampionatin, aty ku lufta për titull është ende e hapur”, tha trajneri i bavarezëve.

Pastaj ai komentoi për marrëdhëniet e shumëdiskutuara me drejtorin sportiv, Hasan Salihamidzic: “Situata aktuale nuk ka të bëjë me Brazon ose mua, por ka të bëjë me klubin. Sigurisht që kemi pasur një ose tjetrën mosmarrëveshje. Për momentin ai bën punën e tij, unë bëj punën time. Ne përqendrohemi në atë që në fund të fundit është e rëndësishme për klubin dhe mendoj që kjo është edhe gjëja më e rëndësishme për të gjithë. Pjesa tjetër është pa rëndësi”, tha trajneri bavarez.

të fundit

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

2 minutes ago

Russian attacks on Ukraine’s economy intensify ahead of peace talks

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...] Read More... The…

2 minutes ago

Italy: Albanian criminal organization dismantled, suspected of trafficking 240 kg of drugs and laundering €14 million

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

3 minutes ago

Protestë në Shkup pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq, kërkohen përgjegjësi dhe ndryshime ligjore

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

13 minutes ago

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë njësoj si Harry Kane

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…

14 minutes ago