sport

Barça përmbys Atletico-n 3-1, feston Flick: Ishim fantastik (VIDEO)

Lotët e Flick me sa duket bëjnë efekt, me djemtë e tij që reagojnë dhe sigurojnë një fitore të madhe përballë Atletico Madrid, një sukses 3-1 me përmbysje që i lejon të arratisen në krye në kuotën e 37 pikëve, për momentin +4 në raport me Real Madrid.

Në “Camp Nou”, Atletico Madrid i kapi “mat” në minutën e 19-të, me një kundërsulm të shpejtë, ku pozicioni jashtë lojë i Flick nuk funksionoi.

Të lidhura

None found

Baena me një finalizim plot klas dërgoi topin në rrjetë, por u desh pak kohë për të festuar plotësisht pasi gjyqtari i takimit u detyrua të rishikonte aksionin në VAR.

Të shtyrë nga tifozët, Barça reagoi shpejt dhe në minutën e 26-të, Pedri futi një top fantastik në zonë për Raphinha, me brazilianin që tundi rrjetën duke barazuar shifrat në 1-1.

Pak minuta më vonë, Dani Olmo fitoi një 11-metërsh për faull në zonë, por nga pika e bardhë Robert Lewandowski gjuajti aq kaq sa e dërgoi topin në tribunë, për fat Hansi Flick as që e mori mundimin të shihte ekzekutimin e polakut.

Në fraksionin e dytë, Barcelona mori kontrollin total të lojë dhe në minutën e 64-ët, Dani Olmo me një veprim shumë të bukur në zonë përmbysi rezultatin në 2-1 duke bërë që tifozët në “Camp” Nou të shpërthenin në festë.

Goli i tretë dhe i qetësisë erdhi vonë, në minutën e 96-të, me Ferran Torres që mbylli llogaritë me Atletico Madrid.

 

 

Hansi Flick, trajneri i Barçës shijon këtë sukses ndaj Atletico-s: “Mendoj se paraqitja jonë ishte e një tjetër niveli. Luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer, luftuan së bashku, dhe kjo ishte e qartë, ishim fantastik. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve”, u shpreh Flick. Nuk e bën dramë këtë humbje Diego Simeone: “Jam shumë i qetë, i lumtur me atë që dhanë djemtë. Kjo paraqitje do të na lejojë të përmirësohemi, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës kundër Bilbaos, do të jetë e vështirë”, u shpreh Simeone.

të fundit

Besëlidhja zgjedh Mirel Josën për pankinën, mbyllen zërat për Klod Duron

BesëlidhjaBesëlidhja e ka vendosur! Mirel Josa është i përzgjedhuri i lezhjanëve për të pasuar të larguarin Elvis Plorin në pankinë…

4 minutes ago

EC on the Iva Mihailova case: Brussels does not get involved in bilateral matters

Komisioni Evropian me një mesazh mbi rastin "Iva Mihailova", "Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe".KE për "TV24" tha se ndihma…

8 minutes ago

Pension funds in North Macedonia reach €3.5 billion, second pillar surpasses 215 billion denars

Asetet neto të tre kompanive private të pensioneve në Maqedoni arritën në 215.1 miliardë denarë, ose rreth 3.5 miliardë euro…

9 minutes ago

Ombudsperson: Constitutional mandate for human rights is not undermined by the office in The Hague

Institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke thënë se…

10 minutes ago

Lazar Radulloviq: Serbian List tried to block and intimidate me

Deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lazar Radulloviq, ka akuzuar Listën Serbe se ka tentuar ta pengojë zgjedhjen…

10 minutes ago

61 votes in favor and none against: Parliament’s decisions at the session boycotted by the opposition

Deputetët e PDK-së, LDK-së, Aleancës dhe Listës Serbe nuk ishin në sallë gjatë votimeve. Kurti paralajmëron rikthimin e Kodit Civil…

10 minutes ago