sport

Ekipet shqiptare mësojnë sot kundërshtarët e tyre në garat evropiane

Skuadrat shqiptare ditën e sotme do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre me të cilët do të përballen në garat europiane.

Tirana do të hapë siparin, teksa do të presë me ankth se kush do te jetë skuadra me të cilën goglat do ta vënë përballë, ku shorti për turin e parë të Champions League do të nisë në orën 12:00.

Të lidhura

None found

Kampionët e shqipërisë vetëm ditën e djeshme mësuar edhe kundërshtarët e tyre të mundshëm që janë: Ludogorets, Ferencvaros, Cluj, Maribor dhe Dudelange.

Vetëm 60 minuta më vonë, para ekranit do të vendosen klubet e Laçit dhe Partizanit, që do të presin me kërshëri shortin për turin e parë eliminator të UEFA Conference League.

Bardhezinjtë do të peshojnë njërën mes 5 skuadrave si Sfintul George, Ruzomberog, Dila Gori, Iskra Danilovgrad dhe Gjilanit, teksa një derbi me klubin dardan do të ishte vërtetë interesant dhe i pari në nivel europian.

Një derbi shqiptarësh mund të rezervojë fati edhe për Partizanin, që mund të “peshkojë” Deçiçin e Tuzit, teksa në listën e kundërshtarëve të mundshëm janë edhe Saburtalo, Ararat, Tuzla dhe Floriana.

Ndërsa Vllaznia do të jetë e fundit e cila do të mësojë kundërshtarët e saj, pasi e nis aventurën e saj nga turi i dytë eliminator i Conference League dhe shorti hidhet ditën e nesërme. / h.ll/albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago