Categories: sport

Ekipet që nuk hedhin sytë nga stoli në Serie A, kryeson Roma e Mourinhos

Organika e plotë në një ekip që pretendon objektiva madhorë në fundin e sezonit është shumë e rëndësishme. Kështu, përveç atyre që konsiderohen si titullarë të padiskutueshëm, gjatë sezonit një rol të madh e luajnë edhe ata lojtarë që vijnë nga stoli e duhet të bëjnë maksimumin për të ndihmuar ekipin kur gjendet në vështirësi.

Së fundmi, Corriere Dello Sport ka përgatitur një listë me 20 klubet e Serisë A, teksa pasqyruar se cili trajner i beson më shumë dhe cili më pak rezervistëve të tij. Kështu, këtë listë e kryeson trajneri i Romës, Jose Mourinho, i cili lojtarëve të pankinës i ka dhuruar vetëm 1382 minuta në 12 javë kampionat. Portugezi shpeshherë ka kritikuar lojtarët e ardhur nga stoli e kjo ka bërë që të mos i besojë në shumë raste.

Të lidhura

None found

Pas Romës, vjen ekipi tjetër i qytetit dhe fjala është për Lazio. Trajneri Maurizio Sarri gjithashtu duket shumë i vendosur në 11-tëshen e tij dhe stolit i ka dhuruar vetëm 2020 minuta. Ndërkaq, në vendin e tretë të kësaj liste është Napoli. Luciano Spalleti i ka besuar stolit 2144 minuta ndërsa në këtë statistikë mund të justifikohet me faktin se pavarësisht gjithçkaje, rezultatet i ka arritur dhe është në vendin e parë të kampionatit.

Ndërkaq, ekipi që e ka përdorur më së shumti pankinën është Venezia me lojtarët e stolit që kanë marrë një minutazh prej 4391 minuta, ndërsa pas tyre vjen Milan me lojtarët e stolit që kanë luajtur 3947 minuta, kjo si pasojë edhe shumë dëmtimeve që kanë pasur kuqezinjtë.

 

të fundit

Real Madridi dhe Atletico Madridi synojnë yllin e Evertonit, kërkohen 93 milionë euro

Real Madridi dhe Atletico Madrid kanë shfaqur interesim për mbrojtësin anglez të Evertonit, Jarrad Branthwaite, i cili ndiqet edhe nga…

4 minutes ago

Ndihemi të vjedhur, do protestojmë/ Policia paralajmëron qytetarët: Lironi rrugën, do veprojmë (VIDEO)

Protestuesit janë mbledhur tek Xhamia, afër Parlamentit, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të protestojnë sepse ndihen të vjedhur. Një…

5 minutes ago

Familja e Haki Imerit pas vendimit në Hagë: Mos e dëgjoni Richard Grenellin

Familja e veprimtarit të vrarë Haki Imeri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…

10 minutes ago

Shkrimtarja britaniko-amerikane Bonnie Greer vdes në moshën 77-vjeçare

Romancierja, dramaturgia dhe komentatorja britaniko-amerikane Bonnie Greer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje. [...]Read More...

16 minutes ago

Itali, ministrit të Arsimit i dërgohet zarf me plumb dhe kërcënime, Meloni: Akte frikacake që s’kanë vend në demokraci

Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë e Arsimit të Italisë,…

17 minutes ago

Seanca gjyqësore për bllokimin e rrugëve në veri dështon, dy avokatë ndëshkohen me 500 euro gjobë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në mungesë të të akuzuarit Nenad Orloviq dhe mbrojtësve të të akuzuarve Dushan Maksimoviq dhe…

19 minutes ago