sport

Mourinho drejt shkarkimit nga Roma

Pas tri vitesh në Romë, Mourinho rrezikon seriozisht shkarkimin. Momenti i së vërtetës mbërriti në Trigoria pas humbjes në derbi, me Dan dhe Rajan Friedkin që raportohet se janë tërbuar pas humbjes që kushtoi eliminimin nga Kupa e Italisë.

Lajmin e ka dhënë “La Repubblica” e cila në numrin e djeshëm shpjegoi se si ftohtësia totale e treguar në mesin e dhjetorit me kërkesën për rinovim është kthyer në zemërim me rezultatet e fundit.

Të lidhura

None found

Tashmë “Speciali” e ka gjetur veten nën vëzhgim dhe një nokaut i mundshëm në “San Siro”, kundër Milanit do të bënte që stoli i tij të lëkundej fuqishëm për të mos thënë se do të shkërmoqej, teksa në sfond edhe për Romën është hija e Antonio Kontes.

SITUATA – Ekziston rreziku i shkarkimit, për herë të parë që kur Mourinjo është te Roma, është i madh edhe për shkak të largimit të Tiago Pintos.

Drejtori sportiv ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj te portugezit që tashmë e ka gjetur veten në një stuhi brenda klubit. Po aq e vërtetë se ai ka skuadrën pas vetes dhe shumë nga lojtarët e organikës kanë pranuar Romën vetëm prej tij.

Ky është një aspekt që pronarët duhet ta mbajnë parasysh pasi jemi vetëm në mesin e sezonit dhe Roma është ende në valle në Europë, e për më tepër vendi i katër në kampionat është vetëm katër pikë larg. /panoramasport/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago