Sot rikthehen garat evropiane me një program të ngjeshur në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku janë parashikuar gjithsej 35 takime.
Prej tyre, 17 zhvillohen në Ligën e Evropës dhe 18 në Ligën e Konferencës. Rennes dhe Olympiacos e luajtën ndeshjen e xhiros së katërt të mërkurën, me takimin që u mbyll 0-0.
None found
Në Ligën e Evropës, Milan pret Ferencvarosin, Real Sociedad përballet me Lyonin dhe Crystal Palace luan kundër Hoffenheimit. Këto tri ndeshje nisin në orën 18:45.
Në vazhdim të mbrëmjes, Juventusi luan në transfertë me AZ Alkmaar, Bayer Leverkusen pret Marseille, Celtic ndeshet me Besiktasin, ndërsa Benfica synon pikët e radhës përballë Lech Poznan. Në kalendar është edhe dueli Sunderland–Dinamo Zagreb.
Edhe Liga e Konferencës ofron disa përballje të spikatura: Atalanta pret Kairat Almatyn, Ajax udhëton për t’u ndeshur me Midtjylland dhe Trabzonspor përballet me Freiburgun.
Ndër takimet e tjera të mbrëmjes janë Getafe–Brighton, Monaco–Nordsjaelland, Panathinaikos–CSKA Sofia dhe Copenhagen–Iberia Tbilisi.
Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë edhe në Rumani, ku Egnatia luan si mysafire e Universitatea Craiova. Ndeshja nis në orën 21:00.
Egnatia, kampione e Shqipërisë, i ka shmangur humbjet në dy ndeshjet e para të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. Fillimisht barazoi 1-1 me Midtjyllandin, ndërsa në udhëtim ndaj Aarhusit mori një tjetër barazim me të njëjtin rezultat; kështu, ka dy pikë.
Craiova ka grumbulluar katër pikë në dy takimet e saj. Ajo barazoi 1-1 me Getafen dhe më pas fitoi 3-1 në transfertë ndaj Inter Escaldes. Një paraqitje pozitive në Rumani do ta ndihmonte Egnatian të vijonte rrugëtimin e saj historik në Evropë.
Ndeshjet e para të të dyja kompeticioneve fillojnë në orën 18:45, ndërsa pjesa tjetër e programit nis në orën 21:00. E enjtja sjell një mbrëmje me shumë përballje në mbarë Evropën.
Kuvendi i Kosovës ka votuar me 79 vota për përfshirjen në rendin e ditës të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin…
Ylli belg, Kevin de Bruyne pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të janarit, por pritet të mbetet në…
Mercedes-Benz po përgatitet të zgjerojë familjen e modelit të njohur SL Roadster, duke prezantuar një version të ri që do…
Juventusi po planifikon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi kjo pozitë vazhdon të…
Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli,…
PLD sot ka akuzuar qeverinë se ka krijuar kaos me shkrimin dhe fshirjen e ligjeve në vend, që sipas tyre,…