sport

Egnatia, skuadra e destinuar për të vendosur rekorde në Superiore

10 pikët distancë nga ndjekësi më i afërt, Partizani, ekipi kampion në fuqi, janë “paja” me të cilën ka të drejtë të krenohet Egnatia. Rrogozhinasit e mbajnë të palëkundur kreun e Superiores qysh prej gati fillimit të kampionatit, duke e thelluar “arratisjen” nga java në javë.

Edhe përballja e fundit direkte me “demat e kuq” dëshmoi se skuadra e Edlir Tetovës është elitare, për t’u mundur. Vetën një shqërqendrim i vogël në kohën shtesë ia hoqi nga duart fitoren e çmuar, që ishte “gatuar” përmes një goli të bukur nga distanca, shënuar me mjeshtëri nga Spahiu.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, sprova direkte e rrogozhinasve me Partizanin nuk kishte asgjë për t’u qortuar. Egnatia duket në rrugën e duhur dhe, nëse do të ishte në fuqi skema e vjetër e kampionatit, pa “final four”, me siguri tashmë do ta kishte “prekur” titullin.

Ndeshjet shtesë, përtej 36 javëve kampionat, janë diçka e re, që mbeten për t’u parë. Asgjë nuk mund të parashikohet për to, teksa gjithçka nis nga zero për katër skuadrat e renditura të parat, që do të ndeshen mes veti për kampionin. Me rëndësi është si shkojnë skuadrat në atë “finish”.

Ky është edhe shqetësimi i trajnerit Tetova dhe stafit të tij teknik, për ta ruajtur ritmin e lartë deri në “final four”. Statistikat e skuadrës rrogozhinase janë për “kornizë” deri tani. Veç kreut të Superiores me 47 pikë në 22 ndeshje, +10 pikë nga vendi i dytë, Egnatia ka shënuar më shumë gola se rivalët e tjerë; 42 të tillë. Kjo tregon për forcën konkluduese të rrogozhinasve, jo vetëm përmes repartit sulmues, por si grup i bashkuar dhe koheziv.

Portieri Sherri mund të konsiderohet më i miri në Superiore, jo vetëm se ka pësuar më pak, por për pritjet e mrekullueshme që bën dhe sigurinë që i jep skuadrës. Një kandidat potencial për kombëtaren kuqezi. Ashtu si Xhemajli, që po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe është bërë “postblloku” i pakalueshëm i prapavijës së Egnatias.

24 janë golat e pësuar nga rrogozhinasit në 22 javë kampionat, pothuajse një gol për ndeshje, mesatare mjaft e ulët. +18 është golaverazhi i skuadrës së Tetovës, më pozitiv se i gjithkujt tjetër në Superiore. E thënë ndryshe, një skuadër me ekulibër të admirueshëm, që bën mirë në të dyja fazat e lojës, difensive dhe ofensive.

Mesfusha e Egnatias është më e mira në Superiore, sepse përbëhet nga emra të spikatur si Aleksi, Fernando, Zejnullahu, Spahiu, Ibrahimoglu etj. Turku, i ardhur në merkaton e dimrit, po dëshmohet një lojtar me shumë fantazi e vizion, duke i dhënë më shumë rrjedhshmëri lojës së të tijve.

Sulmi vërtet ka humbur goleadorin e paharruar Dwamena, por si repart nuk ka shënuar më pak pas ndarjes nga jeta të ish-kapitenit. Në janar është larguar Paulaskas, por ka mbërritur Montenegro, një sulmues me shumë potencial, rrezik serioz permanent për mbrojtjet kundërshtare.

Pra, ngado ta kundrosh skuadrën e Tetovës, lëvdatat janë të paevitueshme. Gjithçka e merituar përmes futbollit të bukur e rezultativ në fushën e blertë, përmes statistikash që do t’i kishin zili edhe gjigantë europianë. Fokusi dhe përqendrimi mbetet i lartë, sepse rruga deri në fund të kampionatit është ende e gjatë.

Është bërë vërtet shumë deri tani, por nuk është arritur ende asgjë. 36 javë kampionati nuk do të mjaftojnë për titullin, as 10 apo më shumë pikë distancë nga vendi i dytë. Është “final four”, ai që i mban me shpresa rivalët e Egnatias, pasi pikët të zerohen, ndryshe titulli do ta kishte marrë rrugën e merituar tashmë, për këtë sezon. Tetova dhe të tijtë nuk kanë ndërmend “të flenë mbi dafina”, por të vazhdojnë me këtë ritëm, duke e mbajtur këmbën në pedalen e gazit deri në vërshëllimën e fundit. /sportekspres

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago