Egnatia mund të pozicionohet në vazon e skuadrave favorite për Champions League në sezonin e ardhshëm, në rast se arrin të shpallet kampione e “Abissnet Superiore” për të katërtin vit radhazi. Ky është vlerësimi i “football.meets.data”, sipas të cilit ekipi rrogozhinas mund të ketë një itinerar më të favorshëm drejt fazës së ligës së kompeticionit europian.
Skuadra e Egnatias ka aktualisht një koeficient prej 10,461, shifër që do t’i garantonte një pozicion dukshëm më të mirë krahasuar me turin eliminator të verës së kaluar. Skenari minimal pozitiv do të ishte rikthimi në grupet e Conference League. Për ta realizuar këtë objektiv, formacioni i Nevil Dedes duhet të kalojë Teutën dhe t’i marrë kreun e kampionatit, pasi durrsakët kryesojnë me 16 pikë, vetëm një më shumë se kampionët në fuqi.
None found
Angazhimi i radhës për Egnatian është përballja me Midtjylland në Conference League. Takimi i parë do të luhet ditën e nesërme, në orën 18:45, në stadiumin “Air Albania”. Më pas, skuadra do të rikthehet në Rrogozhinë, ku të dielën, në orën 18:30, do të presë Vllazninë në ndeshjen e javës së 7-të.
Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…
Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…
Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për përplasjet e ndodhura gjatë protestës në Tiranë, duke…
Real Madridi në stilin e kampionit ka bërë një përmbysje spektakulare për të fituar ndaj Romës.“Los Blancos” dëshmuan pse janë…
Paris Saint-Germaini ka dëshmuar shpirtin e kampionit në një përballje spektakolare ndaj Manchester Cityt, duke triumfuar me rezultat 4-2 në…