Barazimi pa gola ndaj Lillestromit, i regjistruar të enjten në stadiumin e Rrogozhinës, ka lënë ende të hapur mundësinë që Egnatia të avancojë drejt fazës së grupeve të Europa League.
None found
Pas përfundimit të angazhimeve evropiane në shtëpi, skuadra e Nevil Dedes do ta përqendrojë vëmendjen te starti i “Abissnet Superiore”. Kampionët do të përballen të dielën me Tiranën, në një takim që nis në orën 21:00 dhe që do të shoqërohet edhe me ceremoninë hapëse të edicionit të 88-të të elitës së futbollit shqiptar.
Paraqitjet e Egnatias kanë qenë mbresëlënëse, sidomos kur bëhet fjalë për ndeshjet e zhvilluara në stadiumin e saj. Në “Arena Egnatia”, rrogozhinasit nuk kanë pësuar asnjë humbje, duke ndërtuar një seri rezultatesh që dëshmojnë forcën e ekipit përpara tifozëve të vet.
Bilanci në shtëpi përfshin fitoren 6-1 ndaj Petrocub, barazimin 3-3 me Celjen në kohën e rregullt, takim në të cilin eliminimi erdhi pas penalltive, suksesin 5-1 kundër Shamrock në Europa League dhe, së fundmi, barazimin 0-0 me Lillestromin norvegjez.
Humbja mbetet një rezultat i panjohur për Egnatian në Rrogozhinë, një “fjalë e ndaluar” që kampionët nuk e kanë lejuar të shfaqet në shtëpinë e tyre. Edhe bilanci ofensiv tregon qartë potencialin e skuadrës së Dedes: 18 gola të shënuar dhe 11 të pësuar, me një diferencë pozitive prej 7 golash. Këto shifra pasqyrojnë një ekip që luan me guxim, edhe pse kjo qasje sjell rreziqe në mbrojtje, por që ka treguar karakter dhe efikasitet në repartin e avancuar.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…