Categories: sport

Fernando: Lillestromin e respektojmë, por Egnatia synon fazën e ligës; në kampionat objektivi është titulli i katërt radhazi

Egnatia hyn në një javë vendimtare, teksa kampionët e Shqipërisë do të angazhohen në dy kompeticione. Sfida e parë është ajo e së enjtes ndaj Lillestromit të Norvegjisë, që nis në orën 19:00 në stadiumin “Arena Egnatia” dhe vlen për turin “play-off” të Europa League.

Të lidhura

None found

Tri ditë pas përballjes europiane, ekipi i Nevil Dedes do të çelë edhe sezonin në “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit do të përballen me Tiranën të dielën, në orën 21:00, sërish në stadiumin “Arena Egnatia”.

Në një prononcim për “Newsport”, mesfushori Fernando ka folur për përmbysjen e madhe kundër Shamrock Rovers, momentin e tij pozitiv me gola e asistime, ndeshjen ndaj Lillestromit dhe ambiciet e skuadrës në kampionat.

Egnatia bëri një përmbysje spektakolare ndaj Shamrock Rovers, duke fituar 5-1 dhe duke siguruar kualifikimin. Si ndihesh pas një kualifikimi të tillë historik?

Ndihem shumë i lumtur. Ne e njohim forcën tonë kur luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, dhe besimin nuk e humbëm në asnjë moment.

Dhurove tri asistime në ndeshjen e dytë dhe ishe një nga protagonistët kryesorë të kësaj përmbysjeje. Sa i rëndësishëm ishte ky performancë për ty personalisht dhe a do ta shohim sërish këtë version të Fernandos në raundet e ardhshme?

Tri asistimet kanë peshë të madhe për statistikat e mia, por mbi të gjitha rëndësi kishte fakti që Egnatia siguroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Madje, nuk ishte hera e parë që jepja tri asistime, pasi këtë e kam bërë edhe kundër Petrocubit (qesh). Mendoj se ky është fillimi më i mirë i një sezoni në gjithë karrierën time. Kam besim se do të ndodhin gjëra të mëdha këtë sezon dhe jam i sigurt se do të vazhdoj të jap asistime, të shënoj gola dhe ta ndihmoj Egnatian për objektiva të mëdhenj.

Ke punuar nën drejtimin e Edlir Tetovës dhe Nevil Dedes te Egnatia. Cilat janë ndryshimet kryesore mes dy trajnerëve dhe si mendon se është zhvilluar loja jote nën drejtimin e Dedës?

Bëhet fjalë për dy personalitete të ndryshme dhe ky është dallimi kryesor. Mendoj se me Deden statistikat e mia janë më të mira, sepse kam më tepër liri për t’iu afruar portës kundërshtare. Sulmi drejt portës, golat dhe asistimet janë ndër cilësitë e mia më të forta.

Tani përballë është Lillestrom në “play-off”-in e Europa League. Si po përgatitet skuadra për këtë ndeshje të parë dhe ku po fokusohet stafi teknik?

Lillestrom është një rival që duhet respektuar, por edhe ne kemi armët tona dhe do të luftojmë për kualifikimin. Ne kërkojmë më shumë. Ende nuk kemi marrë informacion për kundërshtarin, por besoj se stafi teknik po punon për këtë pjesë dhe do të na japë detajet e nevojshme.

A beson se Egnatia mund ta bëjë realitet ëndrrën për të shkuar në fazën e ligës së Europa League? Sa pranë mendon se jeni me realizimin e këtij objektivi historik?

Sigurisht që besoj. Këtë e kemi dëshmuar në ndeshjet europiane që kemi zhvilluar. Siç e thashë, kundërshtari meriton respekt, por ne i kemi të gjitha mundësitë për të mbërritur në fazën e ligës së Europa League.

Përveç kompeticionit europian, Egnatia nis të dielën kampionatin në “Abissnet Superiore” ndaj Tiranës. A beson se kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë për të mbrojtur titullin kampion?

Po. Kemi mbajtur shumë futbollistë nga sezoni i kaluar dhe kemi siguruar një vend në Europë. Kjo na jep forcë shtesë dhe do të na ndihmojë që ta mbrojmë titullin për të katërtin vit rresht.

të fundit

MF miraton rregulloren për vlerësimin e reputacionit dhe integritetit të kërkuesve të licencave për lojërat e fatit

Ministria e Financave miratoi Rregulloren e re për përcaktimin e reputacionit, integritetit dhe burimin e mjeteve për organizimin e lojërave…

9 minutes ago

Galatasaray synon yllin e Atleticos, gati oferta me huazim dhe blerje të detyrueshme

Klubi turk i Galatasarayt po punon për të siguruar shërbimet e sulmuesit norvegjez të Atletico Madridit, Alexander Sorloth, para mbylljes…

22 minutes ago

Reshjet rekord përmbytin Gyeongsangun në Korenë e Jugut, një i vdekur nga rrëshqitja e dheut

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut,…

22 minutes ago

Banorët e Divjakës sërish në protestë kundër bashkimit me Lushnjen: Nuk mund të shkrish një Bashki për një kapriço politike

Banorët e Divjakës kanë vijuar protestën kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen…

23 minutes ago

FVA: Sheep Pox Situation Is Being Monitored and Measures Are Taken in Time

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi sot se është vazhdimisht në terren dhe se po monitoron situatën me linë…

34 minutes ago

DUI: Albanians are being systematically excluded from senior positions and decision-making in defense

BDI ka dalë me reagim në lidhje me urimin e Ministrisë së Mbrojtjes për përvjetorin e Armatës së Maqedonisë së…

34 minutes ago