sport

Edy Reja: Shqipëria nuk ka vdekur, ka diçka që nuk më pëlqeu ndaj Izraelit

Edy Reja, para miqësores me Estoninë, foli për mediat: “Kam lojtarë konkurrues për nesër dhe që kanë vlerë, kur luan në kombëtare nuk ekziston miqësorja sepse pritshmëritë janë të larta dhe duhen lojtarë me stimuj.

Ndaj duhet të luajnë ata që janë aktivizuar më pak dhe jam i bindur se do të paraqiten mirë pavarësisht se është miqësore. Duhet të bëjmë një paraqitje me intensitet të lartë, të paktën këto janë pritshmëritë tona.

E nisëm ndeshjen siç duhej, ndonjëherë humbasim ekuilibrat si në golin e parë ku i dhuruam avantazh kundërshtarit. Duhet të përdorim më shumë mendjen dhe të provojmë t’i korrigjojmë këto. Duhet të vlerësojmë kë kemi përballë dhe të njohim kohën e ndeshjes. Këtë duhet ta përmirësojmë, ne reaguam mirë dhe ne ishim prezentë”.

“Pas golit nuk mund të humbasësh përqëndrimin dhe pasi pësojmë nuk mund të humbasim humorin në fushë. Nuk jemi të vdekur sepse kemi edhe dy ndeshje dhe në Izrael duhet të shkojmë dhe të tregojmë forcën tonë.

Kemi edhe Islandën në shtëpi, por duhet të besojmë sepse nuk mund të humbasin besimin pasi pësojmë gol. Edhe një rezultat 2-0 mund të kthehet dhe këtë aspekt duhet ta përmirësojmë, sepse mos të reagojmë është papranueshme”.

“Ndaj Estonisë më intereson paraqitja dhe do të doja të shihja një ndeshje të bukur, do të ketë ndryshime në formacion. Nesër në mëngjes do të bëj një vlerësim përfundimtar, kemi lojtarë të rinj si Vrioni, Çokaj, Mersinaj apo Muçolli.

Por, janë lojtarë që e njohin grupin dhe kanë eksperiencë. Veseli dhe Lenjani kanë qenë më dhimbje grykësh, shpresoj t’i rikuperoj. Hysajn mund ta lija pushim, por duke parë situatën, ndoshta më duhet ta aktivizoj. Ai është mësuar të sakrifikoj dhe nuk e ka problem”, deklaroi Reja.

të fundit

Ahmetaj: Ditën kur Rama të mos jetë kryeministër, do kthehem. E ka lënë vendin në dorë të karteleve

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ Arben Ahmetaj ka treguar se do të vijë në Shqipëri ditën kur Edi Rama…

49 seconds ago

E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP

Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si…

12 minutes ago

Ahmetaj tregon mesazhin: Kur SPAK akuzoi Ballukun, kam marrë kërcënime me vdekje nga Venezuela

Arben Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar se, është kërcënuar me jetë me…

34 minutes ago

“Spartak Kovaçin ka për ta dënuar Zoti”, Qytetarja e revoltuar me përmbytjet në Durrës, akuzon kryebashkiaken dhe biznesmenin për vjedhjen e fondeve

Qyteti i Durrësit prej disa ditësh është shndërruar në një Venecia për shkak të motit të keq, përmbytjeve dhe pasojës…

37 minutes ago

Zjarri te tregu i “5 Majit”, flet prefekti i Tiranës: Flakët janë masive! Magazinat nuk kanë materiale të rrezikshme, gjithë kapaciteti i angazhuar

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, ka deklaruar se zjarri në zonën e ish-Uzinës Dinamo, te tregu i 5 Majit, është…

1 hour ago

Flakët përfshijnë magazinën tek tregu i rrobave të përdorura në Tiranë/ Kërkohet e ndihma e ushtrisë dhe zjarrfikësve të Elbasanit dhe Vorës

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji”…

2 hours ago