showbiz

E shkuara e errët e “Flori Official”/ Detaje të panjohura për banorin e ri të Big Brother VIP

Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, i prezantuar nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale.

Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë të veçantë, e ndërtuar si një nga reklamat e tij të shitjeve online, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe banorëve.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ajo që nuk u përmend në asnjë moment ishte emri dhe mbiemri i tij i vërtetë. Publikut iu servir vetëm nofka “Flori Official”, me të cilën ai njihet në internet, pa asnjë sqarim tjetër mbi identitetin personal.

Sipas raportimeve, emri i vërtetë i tij është Florian Prini, një person i cili rezulton i skeduar nga autoritetet italiane në lidhje me një çështje të rëndë penale.

Mediat në Itali kanë raportuar që në shkurt të vitit 2015 për goditjen e një rrjeti prostitucioni, ku Prini përmendej si një nga personat përgjegjës.

Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, e cila përfundoi me plagosjen me thikë të një gruaje të re.

Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi skemën e funksionimit të rrjetit, duke zbuluar përplasjet mes prostitutave “të pavarura” dhe atyre që menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe partneren e tij, Fabiana Hoxhën. Prini ishte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha rezultonte e regjistruar si emigrante.

Vendbanimi i tyre në Torre Pedrera ishte identifikuar prej kohësh si një qendër logjistike për aktivitetin e prostitucionit.

Aktualisht, mbetet e paqartë nëse produksioni i Big Brother VIP ka zgjedhur që të mos bëjë publik identitetin e vërtetë të “Flori Official” për shkak të kësaj të shkuare, apo nëse vetë banori ka preferuar të mos e deklarojë historinë e tij personale.

të fundit

Interi përmbys disavantazhin dhe barazon me Romën në “Olimpico

Interi ka bërë një tjetër përmbysje në Itali, këtë herë si mysafir i Romës, në kuadër të xhiros së pestë…

4 minutes ago

Former Pussy Riot member leaves Russia: The FSB forced me to infiltrate the opposition

Një ish-anëtare e grupit punk rus Pussy Riot ka rrëfyer se u detyrua të bashkëpunonte me shërbimin sekret rus FSB…

6 minutes ago

Roma and Egyptian communities in Korçë seek support for employment and legalizations

Legalizimet, punësimi, arsimi dhe ruajtja e zanateve tradicionale janë disa prej problematikave të ngritura nga përfaqësuesit e komuniteteve rome dhe…

6 minutes ago

Putin’s “Agent 007”: Anton Afinogenov, the mysterious bodyguard attracting attention in Russia

Anton Afinogenov, një prej truprojave të Presidentit rus Vladimir Putin, ka tërhequr vëmendjen për pamjen e tij fizike dhe praninë…

7 minutes ago

SPAK investigation into Balluku, Gjekmarkaj: Charges have become more serious, all scandals lead to the prime minister

Rastet e hetimit të zyrtarëve të lartë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë qenë një tjetër pikë diskutimi…

7 minutes ago

US fighter jet intercepts aircraft near Camp David during Trump’s stay

Një avion luftarak F-16 i NORAD-it interceptoi mëngjesin e së shtunës një avion të aviacionit të përgjithshëm që kishte hyrë…

8 minutes ago