sport

Edi Reja: Unë dua të vazhdoj, por nuk varet vetëm nga unë

Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “Air Albania”, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, i cili ka analizuar këtë sfidë.

“E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme, janë të tjerët që vendosin. Ky është një diskutim për mediat dhe presidentin se është ai që bën konkluzionet. Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë.

Të lidhura

None found

Më vjen keq, ka pasur edhe episode. Nëse do të hiqnim kohët shtesë, mund të ishim në kryesim se aty pësuam gol. Më vjen keq për djemtë e të gjithë. Kjo është situata. Unë ndjej se mund të vazhdoj, por nuk më takon mua të jap vlerësimin.

Tani po punojmë me të rinjtë, po afrojmë disa, po shoh lojtarët e kampionatit shqiptar dhe do të mundohem të aktivizoj ndonjë, se kanë treguar se mund të jenë pjesë, por janë të rinj. Do t’i shohim e vlerësojmë hap pas hapi me kalimin e kohës.

Ndonjë gjë duhet përmirësuar në aspektin e mentalitetit se mungon në pjesë të ndeshjes. E diskutojmë prej kohësh, ishim përmirësuar sa i përket tensionit, por në periudhën e fundit u përsërit. E kemi folur e rifolur, kemi parë videot, jemi të ndërgjegjshëm për defektet e problemet tona.

Kohët e fundit disa episode na shkuan keq, edhe në ndeshjen ndaj Italisë kemi bërë më shumë se në ndeshjet e tjera, meritonim ndonjë gol më shumë. Duhej të bënim më shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe qetësinë në fazën e konkludimit në portë.

Por aty janë karakteristikat e lojtarëve që vendosin se janë ata që të bëjnë gol. Po flisnim me Hysajn për Imobilen, ata janë pa Imobilen prej shumë kohësh, ai është një lojtar që kur gjuan në zonë të bën gol.

Nëse do të gjenim një lojtar që të konkretizon të gjithë punën që bëjmë, do të ishte e shkëlqyer. Ne po punojmë, po punojmë mirë, po bëjmë gjithçka në fazën konkluese, por është edhe fat. Se ndonjëherë gjuan keq e bën gol. Por kjo është pjesë e futbollit, e mendoj dhe e kam thënë që dua të shoh paraqitjen.

Nuk e kemi bërë në pjesën e parë, por në të dytën e interpretuam mirë. Mua më interesonte të shihja a ishim kompetitivë, edhe pse mungonin lojtarë. Kemi bërë një grup të mirë dhe nëse të gjithë e ndjejnë këtë fanellë, është e qartë që aspekti karakterial dhe Dëshirës kalon mbi cilësinë shpesh. Në këtë pikëpamje, ekipi është rritur shumë.

Nuk është puna për të gjetur lojtarë, por për fat të keq koha kalon dhe dikush duhet të largohet nga kombëtarja për çështje moshe. Unë po vlerëosj, ne po shohim rreth 40 lojtarë, tani po ngutemi, pasi objektivi është kualifikimi në Europian. Por duhet të luash shanset që ke.

Ndaj po shoh lojtarë të rinj, edhe mosha bën të vetën dhe bëhet e vështirë, se është çështja e harmonisë në skuadër. Është një gjë të punosh 3-4 vite me një grup, por afrimi i të rinjve bëhet më i vështirë integrimi.

Por duhet të veprojmë shpejt se në mars nisin kualifikueset, ndaj nga kjo pikëpamje duhet të vlerësoj aspektin karakterial që nuk do të ketë probleme në grup, që kush vjen, duhet të luajë për Shqipërinë, luan apo jo.

Duhet të ketë një sjellje shumë pozitive, vlen më shumë të jesh një grup se të kesh cilësi të mira, por nuk integrohesh mirë dhe bën dëme. Nga kjo pikëpamje, nga ndeshjet e ardhshme zyrtare, nuk do të ndodhë më, pasi do të bëj zgjedhje përfundimtare. Prej një viti e tre ditë nuk fitojmë, është shumë, nuk jam mësuar kështu. Armenia është një test i rëndësishëm, edhe unë duhet të bëj zgjedhje që të luajnë disa të rinj, që duhet ti shoh në ndeshje miqësore.

Nuk di të them për çështjen e rezulatit, por dua të shoh disa lojtarë që mund t’i besojmë në të ardhmen. Janë të rinj që janë në Shqipëri dhe mund t’i aktivizoj nesër.

Mua më intereson ti shoh, nuk dua të krijoj pritshmëri, por shpresoj të më japin paraqitjen si në klubet  e tyre. Kanë bërë mirë me Katarin e Arabinë Saudite, tani pres përmirësim. Do të më pëlqente edhe mua të fitonim, se ka kaluar një vit dhe t’i jepnim fund e të niste një jetë e re”, shprehet Reja./ h.ll/albeu.com

të fundit

Audio-përgjimi me Ron Yeffet, Berisha: Superskandal, kemi të bëjmë me kontrabandë dhe trafik a*mësh! Rama, rrezikshmëri të lartë për NATO- n

Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa foli për gazetarët jashtë parlamentit duke hedhur akuza lidhur me…

2 minutes ago

Irlanda shpall skuadrën për duelin me Kosovën, në listë edhe i biri i Rudi Vatës

Përfaqësuesja e Irlandës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe Rocco…

26 minutes ago

Stefkovski: Nga e hëna, shkollat në Gazi Babë do ta nisin mësimin me himnin e Maqedonisë

Vendimi i marrë nga Komuna e Gazi Babës duhet të fillojë të zbatohet nga e hëna, çdo të hënë, mësimi…

26 minutes ago

PS rrëzoi kërkesën për Komision Hetimor për KAYO-n, reagon Tabaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese! Si i erdhi në mendje Ron Yeffeti qeverisë shqiptare?

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin Minuta e parë në News24 komentoi faktin që parlamenti rrëzoi kërkesën…

29 minutes ago

OVL e UÇK-së paralajmëron protestë gjithëpopullore të premten në orën 12:00

Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Gazmend Syla i OVL e UÇK-së tha se të premten thërrasin protestë gjithëpopullore në orën…

31 minutes ago

Kunata e Jakup Krasniqit shpërthen në lot pas dënimit në Hagë: Prisnim të kthehej pranë familjes

Jakup Krasniqi u dënua me 25 vite nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për krime lufte. Kunata e tij u…

31 minutes ago