Categories: sport

Chiellini kërkon hakmarrje ndaj Spanjës: Është një plagë e madhe ajo finale e 2012

Chiellini ashtu si trajneri i tij, duket se kanë një llogari të hapur me Spanjën, por për kapitenin e Italisë kjo ndeshje vlen shumë herë më shumë, duke kujtuar humbjen turpëruese që pësuan nga “Furia e Kuqe” në finalen e Europianit 2012, me rezultatin 4-0. Prandaj, në konferencën e tij për shtyp nuk kishte se si të mungonte ky mendim, në pritje të duelit me iberikasit:

“Sa herë që gjej përballë Spanjën, mendimi im është një i vetëm. Humbja në ‘Euro 2012’ është një plagë e madhe ende, pasi na mundën keq. Për mua kjo dhimbje shkon deri në palcë, prandaj nëse ka një skuadër ndaj së cilës nuk dua të humb më në vazhdimësi, ajo është pikërisht Spanja.

Të lidhura

None found

Sigurisht që e respektojmë, por eliminimi nga ‘Euro 2020’ nuk më mjafton. E dimë që janë një skuadër shumë e fortë, siç na e treguan në ‘Uembli’, por ne duhet të bëjmë një ndeshje tjetër kundrejt asaj të korrikut që lamë pas. Duhet të interpretojmë më ndryshe shumë situata të lojës, pasi vetëm kështu mund të fitojmë, – vazhdon Kielini, i cili i pyetur mbi faktin se ku e gjen ende këtë ego në pleqëri, njësoj si Zlatan Ibrahimoviçi, kapiteni përgjigjet përgjigjet.

Unë, Ibra i mbrojtësve? Të luaj deri në 40 vjeç si Zlatani nuk e di nëse do të ndodhë. Pastaj Ibra është Ibra dhe ta lëmë rehat, pas ditëlindjes që festoi. Ndonëse, edhe unë ashtu si ai po e shijoj shumë pleqërinë në fushë dhe stimujt realisht që më janë rigjeneruar pas fitores në Londër. Tani dua të vazhdoj të shijoj momentin dhe pa dyshim që të jap më të mirën time. Nuk kam një datë për t’u tërhequr, dua vetëm të vazhdoj të luftoj dhe të jem sa më mirë fizikisht”.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

15 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

52 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

60 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago