sport

Edhe 3 orë nga mbyllja e merkatos, të gjitha lëvizjet deri më tani

Në mungesë të disa orëve për mbylljen e merkatos, ka ende shumë operacione të hapura, nënshkrime jozyrtare dhe shumë thashetheme të minutës së fundit.

Acerbi kalon te Inter në huazim me të drejtë blerje.

Të lidhura

None found

“Qendërmbrojtësi i bashkohet Nerazzurrëve nga Lazio. Ai do të veshë fanellën me numrin 15. Përvojë dhe vendosmëri: me ardhjen e tij te Interi, Francesco Acerbi hap një kapitull të ri në historinë e tij profesionale. Tani është koha për një aventurë të re. Mirë se erdhe në Inter, Francesco!”, shkruan faqja zyrtare e Interit.

Chelsea është gati të mbyllë huazimin e Denis Zakarias.

Përveç mbylljes së transferimit të Aubameyang, ‘blutë’ tentojnë të mbyllin skajet e operacionit për të marrë shërbimet e mesfushorit të Juventusit, në formë huazimi për një sezon. Nëse mbyllet, kjo do të ishte nënshkrimi i tetë i Chelseat në këtë merkato verore.

Marcos Alonso tashmë është në Barcelonë.

Mbrojtësi i majtë i Chelsea mbërriti në kryeqytetin katalanas pas orës 19:00 me transport ajror nga Madridi, ku priste mbylljen e marrëveshjes. Gjithashtu, si kuriozitet, Marcos Alonso ka fluturuar në të njëjtin fluturim me Albert Botines, agjentin e Bellerin, i cili po ashtu është në pritje të dorëzimit të dokumentave për t’u bërë pjesë e Barcelonës.

PSG do të duhet të harrojë Skriniar

Skuadra pariziene nuk ka mundur ta bindë Interin me ofertën e saj dhe qendërmbrojtësi mbetet në Itali pavarësisht interesimit të Christophe Galtier. Pavarësisht se Al-Khelaifi mori kontrollin e negociatave, klubi italian është mbyllur në grup dhe nuk është i gatshëm ta shesë mbrojtësin në ditën e fundit të tregut. Interi nuk e pranon propozimin ekonomik të PSG-së , i cili nuk ka arritur në 80 milionë euro që ka pretenduar gjithmonë pala italiane.

BRAITHWAITE I thotë lamtumirë BARÇËS

Sulmuesi danez ka ndërprerë sot kontratën me Barçën pas një sezoni e gjysmë me Barcelonën. Pasi u zyrtarizua, Braithwaite donte të thoshte lamtumirë në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetjen që pati gjatë kohës së tij në Camp Nou .

“Ka qenë nder të përfaqësoj këtë klub. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për tifozët dhe klubin dhe do të jem përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e treguar”, ka shkruar sulmuesi danez në llogarinë e tij në Instagram.

3 ekipe për Depay

Siç kanë shpjeguar Angelo Gomez dhe Ferran Martinez në Twitter Memphis Depay ka 3 largime të mundshme: Real Sociedad, Sevilla dhe Olympique de Marseille. Gjithsesi, gjithçka duket se futbollisti holandez nuk mendon asnjë nga këto opsione. Çfarë do të ndodhë me Memphisin?.

Layvin Kurzawa i bashkohet Fulahm për një sezon në huazim.

Abdou Diallo huazohet të Leipzig. /albeu.com/

të fundit

VIDEO/ Burreli-Kastrioti përfundon në kaos: katër të përjashtuar dhe policia në fushë

Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…

7 hours ago

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…

7 hours ago

Dramë te Juventusi, Zhegrova i shpëton përfshirjes jashtë listës së Serie A pas sakrifikimit të Milikut

Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…

7 hours ago

Constitutive session to continue on Wednesday, still no certainty over votes for president

Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…

7 hours ago

Conflict in former Park area in Tirana/ 26-year-old man stabbed, 53-year-old suspect escorted to police (NAMES)

Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…

7 hours ago

Queen Margrethe of Denmark hospitalized, will be under care for the week

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…

7 hours ago