Armando Broja është edhe për këtë sezon pjesë e Chelsea, të paktën deri në merkaton e janarit, pasi klubi anglez refuzoi çdo ofertë të mundshme në drejtim të sulmuesit të kombëtares shqiptare, edhe pse ishte i dëmtuar.
Ofertat në drejtim të Brojës kanë qenë të rëndësishme dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë eksperti i merkatos, gazetari italian Fabrizio Romano.
Në një video të postuar, ai ka shpjeguar lëvizjet e merkatos së Chelsea, duke u ndalur edhe te oferta që Milani bëri në drejtim të Armando Brojës.
“Sa i përket Armando Brojës, në dy javët e fundit të merkatos, Milani kontaktoi Chelsea për një marrëveshje huazimi, me të drejtën apo detyrimin e blerjes. Ata dëshironin që të diskutonin një marrëveshje, por vendimi nga londinezët ishte të mbanin Armando Brojën në klub, të pritnin për të dhe të kishin kështu Jackson dhe Brojën në ekip për të njëjtin pozicion”, shpjegoi Fabrizio Romano.
Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës, ku ka nisur zyrtarisht gjyqi kundër botuesit të Daily Mail,…
Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të huaj kundrejt pagesës, nga Tirana…
Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi…
Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të…
Një histori suksesi që bën krenar jo vetëm qytetin e Cërrikut, por mbarë Shqipërinë. Loris Qosja, nxënës i klasës së…
Barcelona humbi në transfertën e Real Sociedadit, por gjithashtu iu anuluan dy gola, ai i Fermin Lopez dhe Lamine Jamal.…