Categories: sport

E zbulojnë mediat spanjolle, klubi i madh i La Liga-s i interesuar për Kumbullën

Pritshmëritë për Marash Kumbullën te Roma ishin të larta, veçanërisht pas ardhjes në krye të trajnerit Jose Mourinho, i cili di si të marrë më të mirën prej futbollistëve të tij . Mirëpo, aventura e mbrojtësit të kombëtares nën urdhrat e portugezit nuk ka shkuar sipas parashikimeve dhe 21-vjeçari pjesën më të madhe të këtij sezoni e ka kaluar në stol, ndërsa edhe kur është aktivizuar nuk ka lënë shije të mirë.

Ndaj, një opsion për të nxjerrë edhe njëherë në pah versionin më të mirë të Kumbullës si në kohën kur aktivizohej te Verona është transferimi në një tjetër klub në janar.  Mundësia më optimale duket se është Sevilla, teksa drejtori sportiv i andaluzianëve, Monchi është gati të nisë bisedimet me Romën.

Të lidhura

None found

Një transferim në një kampionat prestigjioz si La Liga do të bënte që Kumbulla të kishte sërish qendrën e vëmendjes, megjithatë mbetet për t’u parë sa do të konkretizohet një lëvizje e tillë duke qenë se synimi i spanjollëve është ta marrin Kumbullën duke shpenzuar minimalisht. Dhe, në këtë aspekt, Roma nuk do ta hapë lehtësisht rrugën duke qenë se për shqiptarin kanë shpenzuar plot 26.5 milionë euro.

të fundit

Protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit, ecin mes makinave

LAJM I FUNDIT/ Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme, tentojnë të “çajnë” kordonin e policisë [...]Read More...

21 seconds ago

Flora Brovina përcillet për në banesën e fundit të premten

Ceremonia e varrimit të ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator në…

25 seconds ago

VIDEO/ Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Brendshme, protestuesit qëllojnë me letra higjienike policinë

Vijojnë tensionet para Ministrisë së Brendshme. Një grup protestuesit kanë hedhur letra higjienike në drejtim të policisë. Ndërkohë, pasi u…

14 minutes ago

Zvicra U21 shpall ekipin për kualifikimet e Euro 2027, në listë tre shqiptarë

Përfaqësuesja e Zvicrës U21 ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kampionatin Evropian…

15 minutes ago

Liga e Kombeve, Yakin fton tre futbollistë me prejardhje shqiptare te Zvicra

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku vëmendje…

16 minutes ago

Mickoski in Washington: Strengthening the strategic and economic partnership with the US

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në vizitën e punës në SHBA, sot në Uashington zhvilloi disa takime…

21 minutes ago