sport

“E vështirë të reagonim, nuk ishim mirë në aspektin mendor”, Silvinjo e pranon te Shqipëria: Ukraina luajti shumë më mirë se ne

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur para mediave në fund të ndeshjes miqësore që Shqipëria humbi 1-0 përballë Ukrainës.

“Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë.

Të lidhura

None found

Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ishte e vështirë të punonim në ekip dhe mundësia të reagonim, të vinim e luanim këtu ndaj një ekipi të mirë si Ukraina, me lojtarë të mirë. Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishit bërë. Pastaj kur flet për futbollin, e pëson 3 gola, je jashtë. Por duke menduar për ekipin tonë ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor.

Thashë që do jem i kënaqur nëse e fitoj? Nëse fiton ndeshjen je, nëse jo, padyshim jo. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Për ne është shumë e vështirë, është një kundërshtar i vështirë. Por kur je këtu, në play-off, mund ta imagjinosh që mund të shkosh para, nuk ia dolëm. Polonia ishte rezultat i vështirë, e përsërit se si përfundoi ndeshja, ishte e vështirë të menaxhonim edhe 25-30 minutat e fundit. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur. Urime Ukrainës, shihemi herën tjetër.

Miqësorja me Ukrainën? Kur më pyesni, po mendoj se ju e dini përgjigjen time. Po bëj shaka. E kuptoj pyetjen tuaj shumë qartë. Besoj se e dini përgjigjen time. Është e vështirë për të dyja skuadrat, po flas për një ndeshje me Ukrainën. Pesë ditë më parë po luanit në nivele të larta, përqëndrimi dhe taktikisht. Dhe të gjithë lojtarët po prisnin për atë ndeshje që ishte pesë ditë më parë. Është e vështirë për të dyja skuadrat.

Sigurisht që Ukraina luajti shumë më mirë se ne sot, kanë kualitet të mrekullueshëm. Keni lojtarë që luajnë te PSG, Benfika, Gijon, Bornmuth, Everton. Shumë lojtarë të mirë. Ishte e vështirë për ne. Le të shkojmë te pika që po më pyet, ishte shumë e vështirë. Që Shqipëria të shkonte në “play off” nënkuptonte shumë për të gjithë, mund të ishte më mirë, por ne kishim eksperiencën që luajtëm dy ndeshje dhe pse i humbëm të dyja”, u shpreh trajneri Silvinjo.

të fundit

Horoskopi 12 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Xhelozia dhe posesivitet ka rrezik t’iu prishe pune gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Here pas here do…

2 hours ago

Shpallet finalisti i dytë i Big Brother Vip në mënyrë të pazakontë, kush i bashkohet Selinës

Mateo është finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 5. Emri i finalistit të dytë u njoftua në mënyrë…

3 hours ago

Zgjedhjet në Hungari/ Orban po humbet në shumicën e sondazheve

Hungaria po përgatitet për zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me udhëheqësin e vjetër nacionalist Viktor Orban që…

3 hours ago

“Mami i Selinit më ka shkruar për imitimin që i bëj vajzës së saj”, aktorja: Ja çfarë më tha

Aktorja Suela Prendi, e cila u bë e njohur në ekran në imitimin e Selin, banores së “Big Brother VIP”,…

3 hours ago

Shtohen kuqezinjtë nën kontrollin e “supermenaxherit”, Fali Ramadani tani ka në dorë të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Një tjetër lojtari i kombëtares shqiptare i bashkohet grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë, LIAN Sports Group.…

3 hours ago

“Ajo nuk merret me asgjë”, Soni Malaj “shpërthen” ndaj Jonida Maliqit: Blen dy rroba firmato dhe mendon se është superiore

Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, brenda “Ferma VIP” duket se po tensionohet gjithnjë e…

4 hours ago