Raste të rralla, por jo të padëgjuara janë ato ku një lojtar merr edhe detyrën e trajnerit. I tillë është edhe rasti i Ledio Koçit, futbollistit dhe kapitenit të Gramshit. Klubi i Kategorisë së Dytë ndërpreu kontratën me trajnerin e mëparshëm dhe në stol ka emëruar sulmuesin e ekipit.
35-vjeçari do të vijojë të jetë lojtar i ekipit, ndërsa do të mbulojë edhe rolin e trajnerit deri në fund të sezonit. Koçi ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezon duke shënuar edhe 2 gola.
“I lumtur të njoftoj se si President i KF.Gramshi vendosa të caktoj në postin e trainierit, deri në fund të sezonit, djalin dhe kapitenin e ekipit tonë, Ledio Koçi. Kjo është sfida e parë e Ledio Koçit si trainier por jam i bindur se ai gëzon të gjitha aftësitë teknike dhe reputacionin e duhur për të çuar përpara ekipin”, thotë presidenti i klubit. /newsport.al/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…