Armando Broja u huazua në mënyrë të bujshme në radhët e Fulhamit, por përvoja e tij e re nuk po shkon ashtu siç pritej.
Pritshmëritë për aktivizim të rregullt ishin të mëdha, teksa vetë kontrata e firmosur mes dy klubeve e premtonte diçka të tillë.
Por shkëlqimi i papritur i Munizit ka ndryshuar planet. Broja nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje me fanellë titullari për Fulhamin. Në këto kushte, e shtuna e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket aktivizimit të klauzolës së veçantë në kontratë.
Në rast se Broja nuk do të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e ardhshme, atëherë Fulhamit do i duhet të paguajë 4 milionë paundë në llogarinë bankare të Chelsea-t.
Në kontratë ishte shkruar se Fulhami nuk do të paguantë para për huazimin e sulmuesit shqiptar në rast se ai do të aktivizohej titullar në 60% të ndeshjeve.
Në momentin e transferimit, Broja kishte përpara 16 ndeshje, çka nënkuptonte se në bazë të klauzolës në kontratë duhej të luante nga minuta e parë për të paktën 10 ndeshje.
Gjashtë përballje tashmë janë luajtur dhe në lojë mbeten pikërisht 10 takimet e nevojshme për të shmangur pagesën prej 4 milionë eurosh.
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...
Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…
Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…