Categories: sport

E Para dhe e Dyta zbresin sot në fushë, spikat beteja në Berat

Kategoria e Parë nuk ka ndalur pavarësisht ndeshjeve të kombëtareve dhe sot luhen tre ndeshje në Grupin B, teksa në fushë zbresin kryesuesit e renditjes. Egnatia e vendit të parë shkon në Berat për të sfiduar Tomorin në një ndeshje, që do tregojë shumë mbi fatet e sezonit.

Në rast të fitores së skuadrës nga Rrogozhina, shkëputja me ndjekësin shkon 9 pikë, duke krijuar një distancë të madhe ndërsa nëse beratasit arrijnë të thyejnë Egnatian, gara bëhet e fortë dhe rihapet gara për një vend në Kategorinë Superiore të vitit të ardhshëm.

Të lidhura

None found

Një ndeshje gjithashtu interesante është edhe ajo mes Pogradecit dhe Turbinës. Liqenorët e kanë detyrim fitoren sot për të synuar parakalimin e Tomorit. Ndërkohë, në Librazhd Besa ka detyrën e lehtë të mposhtë Elbasanin. “Tigrat” numërojnë vetëm një pikë këtë sezon.

Luhet gjithashtu edhe në Kategorinë e Dytë, aty ku Shkumbini luan ndaj Mirditës së fundit në grupin A. Luzi 2008 sfidon Ilirinë, ndërsa Sopoti shkon të përballet me Gramshin. Të gjitha ndeshjet e e sotme në të Parën dhe të Dytën janë planifikuar të nisin në 13:30.

Tags: Beratsport

të fundit

Prishtina zyrtarizon marrëveshjen e përhershme me Albin Krasniqin

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar në mënyrë të përhershme me mesfushorin me tipare sulmuese, Albin Krasniqi.Pas…

1 minute ago

Mashtrim dhe falsifikim pronash, pas një muaji në arrati, arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës

Pas rreth një muaji në arrati, zëvendësdrejtori i Kadastrës së Dibrës Danjel Gjura u arrestua nga policia mbrëmjen e së…

4 minutes ago

Ylber Ramadani zyrtarizohet te ARCA Çorum FK në Superligën e Turqisë

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është larguar nga Lecce dhe ka nisur një aventurë të re në futbollin…

7 minutes ago

Radars on North Macedonia’s highways monitor vehicle speed

Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, pra shtetas të huaj, do të përfshihen në sistemin e kamerave “Qyteti i…

11 minutes ago

More than 1,100 fire hotspots recorded in North Macedonia during the first six months of the year

Që nga fillimi i këtij viti, deri më 1 korrik janë regjistruar gjithsej 1,104 zjarre në ambiente të hapura, sipas…

11 minutes ago

One injured in a traffic accident in Gostivar

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Gostivar, në të cilën është lënduar një person."Më 07.07.2026 në…

11 minutes ago