sport

E papritur! Largimi i Muçit i bën “nder” Silvinjos, sulmuesi lë Kombëtaren në momentin më të mirë

Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, për miqësoren e mbetur me Ukrainën. Mesfushori me tipare sulmuese është larguar, pasi u dëmtua siç raporton Federata Shqiptare e Futbollit.

Më parë u larguan Ylber Ramadani dhe Arlind Ajeti. Për Silvinjon nënkupton se asnjë nga lojtarët e tjerë që udhëtuan në Valencia, nuk ka pse të qëndrojë në tribunë.

Të lidhura

None found

Jasir Asani, Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi që munguan ndaj Polonisë, do të jenë për llogaritë e sfidës përballë Ukrainës. Ky takim është rezervuar për të martën(31 mars), prej orës 20:45.

Kujtojmë se Muçi pati vetëm disa minuta në fundin e ndeshjes me Poloninë. Ky sezon me Trabzonsporin është edhe më i miri në karrierën e tij sipas statistikave.

Njoftimi i FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive Parador de El Saler të Valencias, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë.

Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli.

Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.

Për këtë arsye, dje iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës.

Pas konsultimit me stafin mjekësor, trajneri Silvinjo vendosi ta lërë të lirë Muçin, i cili ka udhëtuar sot drejt Turqisë për të vijuar rikuperimin.

Gjithashtu, në seancën e sotme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme. Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe nesër do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin Estadi Ciutat de València, në Valencia.

të fundit

VIDEO NEWS/ Police use drone to drop tear gas on protesters, moment it crashes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…

8 minutes ago

Arsenali synon huazimin e Endrickut nga Real Madridi në janar

Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

8 minutes ago

Protesters move to Myslym Shyri Street, blocking it with garbage bins

Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…

9 minutes ago

E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Monika Lubonja thumbon kritikuesit pas publikimit të videove intime: Unë nuk e flas gjuhën e tyre

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

9 minutes ago

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund zbulojnë formacionet për derbin gjerman

Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…

9 minutes ago

VIDEO/ Police drone falls on protesters as large numbers of officers intervene to disperse citizens from the Prime Minister’s Office

Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…

9 minutes ago