sport

Ja pse është talenti më i madh nga Shqipëria, Muçi i lë të gjithë pa fjalë në Turqi: Anuloi pushimet

Shumë talente ka prodhuar Shqipëria në vitet e fundit në futboll, por shumë pak prej tyre ia kanë dalë për të mbajtur ritmin dhe për të shkuar një hap më tej.

Për këtë arsye, janë të shumtë futbollistët që “janë djegur” dhe janë harruar me kohën. Këtu po flasim për talentet e prodhuara nga toka shqiptare, ata bio dhe jo të formuara në shtetet e tjera.

Të lidhura

None found

Problemi më i madh që kanë pasur lojtarët e lindur në Shqipëri ka qenë karakteri dhe mentaliteti i formuar në këtë vend, pasi dihet që mentaliteti i punës dhe mënyra e formimit në vendin tonë, nuk i afrohet niveleve të larta.

Por sa prej tyre janë të gatshëm që të sakrifikojnë për të shkuar në majën më të lartë? Ernest Muçi, jo më kot është quajtur talenti më i madh që ka prodhuar toka shqiptare, të paktën në 20 vitet e fundit.

Kjo nuk do të thotë se Muçi ka qenë më i talentuar se të gjithë të tjerët, por ka punuar më shumë për të shpalosur të gjithë potencialin e tij, ndryshe nga të tjerët.

Pavarësisht të gjithë luhatjeve të tij, pasi Muçi në Shqipëri ishte një më shumë në rastet e zakonshme të atyre lojtarëve që harrohen shpejt, por “shkolla ushtarake” te Legia Varshavë ishte një leksion i madh në jetën e tij.

Tani te Beshiktashi dhe kërkohet nga klubet e Premier League. Muci nuk e mori dot hapësirën që kërkonte nga Silvinjo dhe te Shqipëria, thuajse nuk u aktivizua aspak në Euro24.

Në çdo rast tjetër, një lojtar i zakonshëm do t’i shfrytëzonte pushimet e tij deri në ditët e fundit për t’u qetësuar nga e gjitha kjo që ndodhi, nga një sezon i lodhshëm dhe nervat që nuk përmbahen pasi Europiani i Gjermanisë mund t’i jepte një dorë të madhe për të shkuar në nivelin tjetër, më të lartin që ekziston.

Por jo Ernest Muci. Turqit janë habitur kur kanë parë se lojtari shqiptar ka anuluar pushimet dhe nuk i ka shfrytëzuar ato deri në fund.

Pavarësisht se kishte leje deri në 15 korrik për të qenë pushim, për shkak të impenjimit në Europian, Muçi i ka anuluar disa ditë pushimi dhe i është futur menjëherë punës, duke iu bashkuar në stërvitje ekipit të Beshiktashit, në turin që ata po zhvillojnë në Slloveni. /Sport Ekspres/

të fundit

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

10 minutes ago

Clashes between police and young people as officers spray protesters

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

10 minutes ago

Republic Guard calls for pay rise: We have not been properly valued for 25 years

Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…

11 minutes ago

After intimate videos were published online, Monika Lubonja mocks her critics

Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

11 minutes ago

Situation escalates on Tirana’s streets! Molotov cocktail thrown at police armored vehicle as officers pursue protesters through side streets (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

12 minutes ago

EU calls for progress in dialogue and criticizes Kosovo and Serbia

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…

13 minutes ago