sport

“E dua edhe një ndeshje me Shqipërinë”! Broja e la të zemëruar, gati miqësorja kundër Hungarisë

“Kemi shumë keqardhje për ato ndeshje të humbura me Shqipërinë. Unë shpresoj shumë se do ta kemi edhe një ndeshje tjetër me Shqipërinë në të ardhmen, për të treguar se kush është ekipi më i mirë”, kështu u shpreh Marco Rossi, trajneri i Hungarisë, teksa kuqezinjtë nën drejtimin e Rejës e mundën në të dy takimet.

Armando Broja do të rezultonte heroi i kuqezinjëve pasi golat e tij na dhanë 6 pikët. Ndërkohë Marco Rossi ka arritur rezultate mbreslënëse nën drejtimin e Hungarisë. I vetmi moment i vështirë për të ka qenë kur Shqipëria e mundi në dy takimet.

Të lidhura

None found

Në të gjitha rastet e tjera, Hungaria ka përballuar me sukses emrat më të mëdhenj të Europës. Dëshira e Marco Rossi-t për të pasur edhe njëherë Shqipërinë si rival duket se do të plotësohet. Media e njohur në Hungari, “Csak Foci”, bën me dije se është arritur një marrëveshje për të pasur një miqësore përpara nisjes së Europianit mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Tani mbetet vetëm zyrtarizimi dhe data e ndeshjes. Hungaria do të ketë në grupin e Europianit Zvicrën dhe për këtë arsye do ta testojë veten me Shqipërinë. Ndërkohë për Rossin kjo miqësore do të shkojë përtej një testi stërvitor pasi kërkon t’i tregojë kuqezinjëve se është më i fortë. /Sport Ekspres/

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

2 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

5 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

9 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

9 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

32 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

45 minutes ago