sport

E dogjën fanellën e tij, Felix reagon ndaj tifozëve të Atletico Madridit: Ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur

Sulmuesi i Barcelonës, Joao Felix, në huazim nga Atletico Madridi, ka thënë për mediat se tifozët e Atleticos nuk e dinë se çfarë po flasin kur bie fjala tek situata e tij në ‘Ëanda Metropolitano’.

Felix ishte cilësuar gjerësisht nga disa persona si ‘non grata’ në ‘Metropolitano’ dhe pllaka e tij jashtë stadiumit që i ipet çdo lojtari që arrin 100 ndeshje me klubin, fanella e tij u dogj, u pështye dhe u mbulua me jashtëqitje.

Të lidhura

None found

Për këtë ka reaguar portugezi i cili ka thënë se tifozët në fakt nuk e dinë se ku qëndron saktësisht e vërteta.

“Siç kam thënë më herët, tifozët në tribuna nuk e dinë se si kanë ndodhur gjërat gjatë kohës sime këtu. Çfarë thonë ata nga jashtë është se unë shkoj keq me ish-bashkëlojtarët e mi, dhe kjo nuk është e vërtetë, pasi mund ta shihni se si unë po bisedoja me Samuel (Lino) dhe Lemar, të gjithë që kaluan më përqafuan, folën me mua dhe më pyesnin si isha unë, familja ime, dhe çdo gjë tjetër”, ka thënë fillimisht Felix.

“Tifozët nuk e dinë se çfarë ka ndodhur nga brenda këtu, unë i kuptoj në mënyrë perfekte reagimet e tyre, por nuk mund të shihem si djali i keq në këtë situatë”, u shpreh ai.

Felix gjithashtu u pyet nga gazetari Gustavo Hoffmann nga ESPN nëse ai kishte raporte të ngushta me brazilianët tek Barcelona, për shkak të gjuhës që flasin.

“Po, më pëlqejnë brazilianët, unë kam një raport të mirë me ta. Më pëlqen mënyra se si ata i qasen jetës”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

të fundit

Miratimi i Territoriales Reformës/ Reagon Rama: Përtej debateve të brendshme, u tregoi atyre që e kishin të nevojshme se s’duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me PS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit me 85 vota pro të Reformës Administrativo-Territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive,…

1 minute ago

Prokuroria: Maradona u braktis nga një ekip amatorësh dhe vdekja e tij mund të ishte shmangur

Gjyqi i shtatë punonjësve të shëndetësisë të akuzuar për vdekjen e Diego Armando Maradonës ka sjellë akuza të rënda kundër…

7 minutes ago

Votimi për rregulloren e re të BE-së për makinat me motorë me djegie shtyhet

Bashkimi Evropian ka shtyrë votimin për një marrëveshje që do ta zbusë më tej ndalimin e shitjes së automjeteve me…

7 minutes ago

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit, nëse miratohet shqiptarët do të jetë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner, i jep fund spekulimeve…

18 minutes ago

Datat e lindjes që, sipas besimeve shpirtërore, tregojnë lidhje të veçantë me engjëllin kujdestar

A ju ka ndodhur ndonjëherë ta ndryshoni një vendim në çastin e fundit, t’i besoni një ndjenje të brendshme dhe…

21 minutes ago

Menstruacione dy herë në muaj: Shkaqet dhe rastet kur nevojitet mjeku

Cikli menstrual dy herë brenda muajit: Kur duhet të shqetësoheni? — Klan Kosova [...]Read More...

24 minutes ago