sport

E bujshme nga Spanja: Cristiano Ronaldo më datë 1 janar do të jetë në klubin e tij të ri

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari 2023 . CR7 theu vonesën dhe do të kishte vendosur të pranonte ofertën e skuadrës saudite me të cilën do të nënshkruajë kontratë për dy sezone e gjysmë.

Mes pagave dhe të ardhurave nga reklamat, fenomeni portugez do të bëhet sportisti më i paguar në botë, duke arritur gati 200 milionë euro në sezon. Ronaldo i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, dëshira e tij e parë ishte të gjente një ekip që luante Champions League, por e vetmja ofertë reale ishte ajo e Al-Nassr, kështu raporton gazeta spanjolle “Marca”.

Të lidhura

None found

Ronaldo do të bëhet kështu njeriu imazh i sportit saudit dhe si i tillë do të mbulohet me ar. Pagës prej 100 milionë eurosh do t’i shtohen bonuset dhe kontratat reklamuese që do ta bëjnë CR7 sportistin më të paguar në planet, shifër që do t’i lejojë atij të trefishojë pothuajse pagat e Messit (75 milionë) dhe Mbappe (72 milionë).

Një zgjedhje thjesht ekonomike ajo e Ronaldos, i cili në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të zgjerojë dhe forcojë markën e tij të pakrahasueshme. E presin krahëhapur ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia dhe ish-numri 1 i Napolit, David Ospina./ h.ll/albeu.com

të fundit

11-vjeçarja nga Shkupi në protestën para Kryeministrisë: “Kam dy fjalë për ‘Mister hajdutin’, fitorja është me ne”

Një vogëlushe nga Shkupi i është bashkuar protestës së 26 që po mbahet sot para Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e…

14 minutes ago

Prokuroria: Diskoteka “Pulse” nisi punën pa i plotësuar kushtet minimale teknike

Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduab mbi 200, vazhdon sot…

15 minutes ago

Formacionet zyrtare të Ekuador – Gjermani, Nagelsmann hedh në fushë lojtarët kryesorë

Gjermania do të përballet me Ekuadorin në kuadër të raundit të tretë të Kampionatit Botëror me fillim nga ora 22:00.‘Die…

21 minutes ago

Përse Paraguai do të jetë ndër vendet pritëse të Kupës së Botës 2030?

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet kryesisht në Spanjë, Portugali dhe Marok, por turneu do të ketë një hapje…

22 minutes ago

Epileptic seizure during flight, Air Canada plane makes emergency landing in Boston

Një incident i rëndë ka shkaktuar frikë në një avion të Air Canada, pasi një nga pilotët pësoi krizë epileptike…

30 minutes ago

“New Albania,” 26th day of the protest: speeches begin in front of the Prime Minister’s Office, citizens repeat 5 demands: We want a technical government

Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më…

30 minutes ago