Skuadra zvicerane ka zyrtarizuar afrimin e dy shqiptarëve në krye të saj me qëllimin e tyre që kanë ta ringjallin këtë ekip të madh që nuk ka kaluar momente të mira këtë edicion në rangun e dytë të futbollit zviceran.
Pas një aventure super të suksesshme te klubi më i madh zviceran Grasshopper FC, Shqiprim Berisha tani ka një tjetër detyrë të vështirë para vetës, që ta rikthejë në binar skuadrën e Schaffhausen.
None found
Berisha është emëruar zyrtarisht si drejtor ekzekutiv i Schaffhausen, derisa ish-sulmuesi i famshëm Admir Mehmedi ka marrë rolin e drejtorit sportiv të klubit.
“FC Schaffhausen është një klub tradicional”, thotë i lumtur Jimmy Berisha në konferencën për shtyp.
“Ka një infrastrukturë të madhe dhe një departament të vogël me shumë potencial. Synimi prioritar dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi i situatës sportive”, tha Berisha. /Telegrafi/
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe protestat në Tiranë, duke drejtuar…
Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka përgatitur hapat e radhës të procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj,…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në Grupin Punues të formuar…
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar…
Në një lidhje live për Euronews Albania, eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier, i pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse armatosja…
Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin…