Categories: sport

Dy sfida në program sot për javën e pestë të Albi Mall Superligës

Java e pestë e Albi Mall Superligës së Kosovës vijon sot, të martën, me dy ndeshje që nisin në orën 16:00 dhe pritet të kenë peshë për ekipet pjesëmarrëse.

Të lidhura

None found

Në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës, Vushtrria do të përballet me Llapin. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë, pasi në katër ndeshjet e para të sezonit kanë pësuar nga katër humbje.

Takimi tjetër do të zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica do të presë Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu”. Skuadra vendase do të synojë fitoren e parë, duke u mbështetur te faktori i fushës dhe tifozët e saj.

Prishtina, ndërkohë, udhëton me synimin për të ruajtur ecurinë pozitive, pas tri fitoreve në tri ndeshjet e para. Përballja pritet të jetë e luftuar, pasi të dy ekipet kërkojnë një rezultat pozitiv.

të fundit

Kristian Shpendi vijon formën e shkëlqyer në Serie B, shënon sërish për Cezenën

Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…

23 seconds ago

Studimi i ri për kanabisin: Probleme të shëndetit mendor, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë

Një studim i ri amerikan ngre shqetësime për lidhjen mes përdorimit problematik të kanabisit dhe shëndetit mendor, veçanërisht te gratë…

6 minutes ago

Certifikohen 175 zyrtarë policorë të NJRSH-së për përballje me turma

Policia e Kosovës ka certifikuar 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit të ciklit të…

6 minutes ago

Manchester United ka ende rreth 500 milionë euro detyrime për transferime të papaguara ndaj klubeve të tjera

Manchester United ende u detyrohet klubeve të tjera 416 milionë funte (495 milionë euro) në tarifa transferimi të papaguara për…

11 minutes ago

Berisha thirrje Veliajt dhe Spiropalit: T’u tregojnë shqiptarëve krimet, të largojmë dyshen Rama-Balluku

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe…

16 minutes ago

Prokuroria e Hagës paralajmëron: Thaçi me para e aleatë mund t’i shpëtojë drejtësisë nëse lirohet

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka kërkuar gjyqtarit Christopher Gosnell që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në…

17 minutes ago