Categories: sport

Dy golat e Haaland ndezën festën në Bergen, sizmografët në Norvegji regjistruan lëkundje

Pas 28 vitesh mungesë, Norvegjia e hapi në mënyrën më të mirë rikthimin e saj në Kupën e Botës, duke fituar 4-1 ndaj Irakut në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Figura qendrore e takimit ishte Erling Haaland, që realizoi dy herë në pjesën e parë dhe shënoi golin e parë të norvegjezëve në një Botëror që prej vitit 1998.

Të lidhura

None found

Megjithatë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te paraqitja e sulmuesit të Manchester Cityt. Gëzimi i madh i tifozëve pas golave të tij shkaktoi dridhje të tokës, të cilat u regjistruan nga stacionet sizmologjike në Norvegji.

Festimet e tifozëve u kapën nga sizmografët

Instituti norvegjez NORSAR njoftoi se gjatë ndeshjes në Bergen janë evidentuar sinjale sizmike të pazakonta, që përkonin me momentet kur Haaland shënonte ndaj Irakut.

“Të mërkurën në mbrëmje, stacioni sizmologjik në Bergen regjistroi sinjale të qarta pranë stacionit gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Norvegjisë dhe Irakut. Lëkundjet më të mëdha përkuan me golat e Erling Braut Haaland, të cilat shkaktuan festime të fuqishme nga tifozët norvegjezë”, thuhet në deklaratën e NORSAR.

Ekspertët sqaruan se nuk bëhej fjalë për një tërmet të mirëfilltë, por për lëkundje të shkaktuara nga mijëra tifozë që kërcenin dhe festonin në të njëjtën kohë, të regjistruara nga pajisjet e ndjeshme të monitorimit.

“Efektet më të qarta u regjistruan gjatë golave të Norvegjisë, veçanërisht dy golave të Haaland. Sinjalet ka shumë gjasa të jenë rezultat i brohoritjeve dhe lëvizjeve të tifozëve që ndoqën ndeshjen në Bergen”, shtoi instituti.

Haaland forcon pozitat si favorit për “Këpucën e Artë”

Me dy realizimet kundër Irakut, Haaland vazhdoi ritmin mbresëlënës që kishte shfaqur edhe në kualifikuese, ku shënoi 16 gola.

Sulmuesi 25-vjeçar vlerësohet si një nga pretendentët kryesorë për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026.

Aktualisht, Norvegjia mban vendin e parë në grupin e saj, ndërsa paraqitja përballë Irakut ka shtuar besimin se skandinavët mund të jenë një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori.

Me Haaland në formë të shkëlqyer, norvegjezët synojnë ta vijojnë këtë ecuri pozitive edhe ndaj kundërshtarëve më të fortë në ndeshjet e ardhshme.

të fundit

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

34 minutes ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

44 minutes ago

E ardhmja e Leaos mbetet e pasigurt, Aston Villa dhe Galatasaray në garë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…

58 minutes ago

Divjaka on the 28th Day of Protest: Residents Oppose Merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

1 hour ago

PHOTOS/ Ratko Mladić: from a figure praised as a hero in Serbia to an accused perpetrator of the Srebrenica genocide

Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…

1 hour ago

Nepal, flooding worsens tragic toll: 389 dead across the country

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…

1 hour ago