sport

Dy autorët e golave në Sllovaki “ndezin” ëndrrën e Kosovës, Hoxha dhe Asllani premtojnë “zjarr” edhe ndaj Turqisë

Përfaqësuesja e Kosovës dhuroi një nga ndeshjet më spektakolare të viteve të fundit, duke triumfuar 4-3 ndaj Sllovakisë në transfertë dhe duke siguruar finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Një përballje e çmendur, me ritëm të lartë, përmbysje dhe emocione pa fund, që konfirmon rritjen e madhe të “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Golat për Kosovën u realizuan nga Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi, por protagonizmi kryesor ishte pikërisht te dy autorët e parë, të cilët jo vetëm shënuan, por edhe dhanë mesazhe të forta për sfidën vendimtare ndaj Turqisë.

Sulmuesi i Hofenheimit, Asllani, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin e tij, por theksoi se më e rëndësishmja ishte fitorja: “Besoj që të gjithë golat kanë qenë shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që shënova sërish, por më e rëndësishmja është që fituam. Besoj që do ta ‘kallim’ stadiumin në ndeshjen e radhës. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, si të gjitha deri tani, por ne do të japim maksimumin dhe në fund do të shohim rezultatin. Shanset janë aty, sepse ndeshjet me kombëtaret nuk janë të lehta për askënd”.

VELDIN HOXHA- Nga ana tjetër, mesfushori Hoxha, i cili hapi serinë e golave në Bratislavë, e cilësoi këtë si një natë të veçantë për Kosovën: “Është një natë shumë e veçantë për ne. Jemi të lumtur që bëmë një hap më afër Botërorit. Kemi edhe një ndeshje përpara dhe mezi e presim. Është ndjenjë e jashtëzakonshme të shënosh për vendin tënd. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën dhe shpresoj ta vazhdoj edhe në të ardhmen”.

Hoxha, që zëvendësoi të dëmtuarin Leon Avdullahu, foli edhe për sfidën vendimtare ndaj Turqisë: “Turqia është një ekip shumë i mirë, por është vetëm një ndeshje dhe detajet do ta vendosin. Ne jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur në Botëror”.

Kosova tashmë është vetëm një hap larg historisë dhe me lojtarë në formë si Hoxha dhe Asllani, ëndrra për një kualifikim historik në Kupën e Botës, duket më e gjallë se kurrë. Finalja e madhe kundër Turqisë, ku varet edhe fati i Kosovës për në Botëror, do të luhet të martën, 31 mars, ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

të fundit

Përfundon protesta e 134-të kundër qeverisë, qytetarët zotohen të qëndrojnë në shesh deri në largimin e Ramës: “Nesër më shumë”

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…

2 minutes ago

Netanyahu kërkon hetim penal ndaj autorëve të dokumentarit “NAZA”: Filmi dëmton imazhin e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…

5 minutes ago

Drilon Hazrollaj nuk kënaqet me paraqitjen ndaj Partizanit: Duhet të përmirësohem para portës

Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…

5 minutes ago

Turistja 44-vjeçare bie nga kroçera pranë Zakinthosit, gjendet e gjallë pas rreth 12 orësh

Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…

6 minutes ago

Arrestime dhe përplasje tifozësh pas fitores 3-0 të Manchester Cityt në “Anfield

Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…

6 minutes ago

Gjini vlerëson denoncimin e Monika Lubonjës: Reagimi i viktimës tregoi forcë dhe dha shembull për të rinjtë

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

7 minutes ago