Holanda ka mundur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme ndaj SHBA-së, ndeshje e vlefshme për 1/16 e Kupës së Botës.
Në minutën e 10-të, Dumfries lëshon një top të bukur nga krahu tij i djathtë drejt zonës, ku Depay finalizon duke dërguar rezultatin në 1-0.
None found
Gjatë një dominimi të Holandës, ka ardhur edhe goli i dytë në minutën e 46-të të pjesës së parë. Ishte përsëri Dumfries i cili asiston drejt zonës për Blind, ku mbrojtësi shënon identik si Depay.
Pjesa e dytë ishte pak më intensive, ku SHBA tentoi t’i afrohej golit. SHBA ngushtoi rezultatin në minutën e 76-të me anë të Wright pas një goditje me takë.
Festa zgjati pak, pasi këtë herë Blind asiston për lojtarin anësor të Interit dhe të kombëtares holandeze, Dumfries, ku pa u shqetësuar e dërgon topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 3-1.
Holanda me këtë fitore ka mundur të kalojë në çerekfinale, ku do të presë fituesin e ndeshjes Argjentinë-Australi./h.ll/albeu.com
Gushti i vitit 2026 do të mbetet një muaj dhimbjeje për shumë familje shqiptare. Mes zjarreve, aksidenteve dhe tragjedive të…
Detaje të reja janë dhënë për gërmimet e zhvilluara në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur…
Kosova të mërkurën, më 9 shtator, pritet të përballet me një nga momentet më të rëndësishme politike të muajve të…
E ftuar në nisje të sezonit të ri të emisionit “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën, këngëtarja Silva Gunbardhi ka…
Shkencëtarët po paralajmërojnë se stuhitë e fuqishme diellore mund të krijojnë probleme serioze për sistemet GPS, duke ndikuar potencialisht edhe…
Alternativa për Gjermaninë, AfD, shënoi një fitore historike në landin e Saksoni-Anhaltit, duke siguruar 44,5 për qind të votave. [...]Read…