Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur lidhur me pritshmëritë e tij kundër ndeshjes së parë në “Euro 2024”, kundër Italisë.
Duka u shpreh i bindur se kombëtarja shqiptare do ta fitojë këtë ndeshje.
“Fitojmë ne me rezultatin 1:0”, u shpreh ai në një intervistë për mediumin italian Play, transmeton Klan Kosova.
Ai theksoi se do të ishte i kënaqur të kualifikoheshin të dyja kombëtaret.
“Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve”, tha Duka.
Kreu i FSHF-së foli edhe për tema të tjera.
Kombëtarja e Shqipërisë ballafaqohet më 14 qershor në “Signal Iduna Park” kundër Italisë, në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
“Kuqezinjtë” janë pjesë e grupit B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj arrestimeve të bëra pas protestës së djeshme, duke i cilësuar ato…
Në një samit kritik në fillim të këtij muaji, udhëheqësit evropianë iu drejtuan një mjeti që do të dukej i…
Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit, është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij,…
Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft…
Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes…
Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se,…