Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Andorrës për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e vlerësoi përballjen e nesërme si një nga më të rëndësishmet e këtij edicioni, duke theksuar se ekipi duhet të jetë plotësisht i përqendruar për të marrë tri pikët dhe për të mbajtur gjallë shpresën për kualifikim në fazën play-off.
None found
Çdo ndeshje e ekipit Kombëtar është e rëndësishme.
Të gjitha vlejnë tri pikë, pavarësisht se disa kanë emocione të tjera përveç futbollit.
Për mua kjo është më e rëndësishmja e edicionit, sepse kjo na mban me shpresën për të luajtur ndeshjet e play-off-it në mars. Pa dyshim që kemi edhe një sy nga Anglia.
Por ekipi duhet të jetë i përqendruar për të bërë detyrën e vet dhe për të marrë tri pikët në këtë stadium.
Kemi zhvilluar disa ndeshje këtu me Andorrën?
Në ndeshjen e parë kemi humbur në stadiumin e vjetër me rezultatin 2-0 për Andorrën, ka qenë ndeshje miqësore.
Ndeshjet zyrtare i kemi fituar në Andorrë në 2019 dhe 2021. Por kanë qenë ndeshje të vështira, nuk kanë qenë të lehta.
Në ‘Elbasan Arena’, në nëntor 2019 kemi barazuar kur kemi qenë në disavantazh 1-2.
Nuk ishte ndeshje e lehtë. Andorra sot është më mirë se më parë. Ka një ekip që lufton.
Anglia i ka shënuar me vështirësi, 0-1 këtu dhe 2-0 në Angli me autogol.
Mbetet një ndeshje e vështirë, por jam shumë i bindur që ekipi ynë e di rëndësinë e ndeshjes. Nuk ka asnjë vend për vetëkënaqësi, vetëm për impenjim maksimal dhe për të bërë detyrën.
Edicioni kualifikues, ka diçka për t’u përmirësuar në mentalitet?
Analizë e thellë. Ka shumë gjëra se pse nuk jemi gjithmonë në të njëjtin nivel. Ky është ndryshimi me skuadrat e mëdha me më pak të mëdha, siç jemi ne.
Nëse do t’i bënim të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel, atëherë nuk do të ishim më Shqipëria. Nuk do të ishim skuadra që lufton për play-off, por do të ishim Anglia që ka siguruar vendin e parë. Për mua, Letonia nuk është një ekip i dobët.
Luan e organizuar dhe na ka vënë shumë në vështirësi edhe në Tiranë.
Por rezultati i harron gjërat. Kemi fituar 1-0, kur edhe mund të na kishin barazuar. Megjithatë, jemi në Andorrë për të dhënë maksimumin dhe për të vazhduar shpresën për në Botëror.
Në radhë të parë djemtë për kënaqësinë e vet që mund t’i japë një kampionat Botëror dhe për të gjithë tifozët që e kanë mbështetur dhe e mbështesin, jo vetëm në shkallët e stadiumit, por edhe nëpërmjet televizorit etj. Le të shpresojmë që do të bëjmë detyrën dhe jam i bindur që nuk do të kemi hap fals.
Andorra është mbushur me plot tifozë shqiptarë…
Unë mendoj që ne, si tifozë, në një lloj mënyre, kemi fituar kulturën sportive dhe e kemi kuptuar që nuk ka më ndeshje të lehta.
Mbështetësit e ekipit Kombëtar e dinë që nuk është një ndeshje e lehtë, por e dinë që duhet fituar.
Pikërisht për këtë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit, për ta përkrahur ekipin, për ta mbështetur atë, për ta çuar drejt fitores. Besoj se jemi vendi që e ndien më shumë ekipin Kombëtar. E ndien vërtet dhe e mbështet atë në çdo moment.
Faza Play-off e Botërorit, kundërshtarët e mundshëm?
Pa dyshim, edhe ne kemi menduar për plane, por e kemi përqendruar më shumë vëmendjen për nesër këtu, në Andorrë. Ta mbyllim historinë dhe të mos mbetet për ta luftuar në Tiranë. Le të mbetet ndeshja në ‘Air Albania’ kundër Anglisë një ndeshje luksi për ne dhe për Anglinë.
Deri më 1 shtator do të pritet se cili do të jetë vendimi i Bashkimit Evropian për problemin me transportuesit…
Drake duket se ka gjetur një prej profileve që i përshtatet më shumë preferencave të tij romantike, gjatë një spektakli…
Hiri vullkanik i Etnës ka shkaktuar kaos në transportin ajror në Siçili, duke detyruar mbylljen e plotë të Aeroportit Ndërkombëtar…
Në kulmin e sezonit turistik, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar krizën e…
Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë autoritetet serbe…
Julian Alvarez ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes të ardhmen e tij te Atletico Madridi, pasi raportohet…